Ditën e premtë dominojnë edhe më tutje më shumë vransirat mbi vend. Nuk mungojnë as interval të shkurta me diell. Herë herë paraqiten mundësi për riga lokale shiu. Viseve të larta malore me reshje të shkurta bore.
Temperaturat miniale zbresin në 1C e 3C, e ato maksimale pa ndonjë ndryshim, shkojnë deri në 12C e 13C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-10m/s.
Mot i ndryshueshëm vijon të mbretëroj edhe ditëve vijuese. Të shtunën pak më butë, me temperatura deri në 16C dhe me më shumë intervale me diell. Të dielen ftohtë, vetëm 9C, kryesisht me vransira dhe të reshura shiu.
Edhe java e ardhshme fillon më butë, deri në 16C maksimalet, por se të martën sërish rikthehen vransira e të reshura shiu, e temperaturat zbresin në 10C.