“President shqiptar” dhe “kryeministër për të gjithë”, BDI-ja dhe “Fronti” këtë mandat duan fitoren për historinë e re të vendit

Pas Ministrit të mbrojtjes shqiptar, kryeparlamentarit shqiptar, zëvendëskryeministrit të parë shqiptar, po edhe Kryeministrit Shqiptar, BDI-ja, respektivisht, “Fronti Europian” dhe Ali Ahmeti vazhdojnë me kërkesat e larta para zgjedhore në të mirë të shqiptarëve dhe komuniteteve të cilat pretendojnë ti bëjnë realitet pas zgjedhjeve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

Në këto zgjedhje kreu i integristëve dëshiron të thejë edhe një paragjykim tjetër, respektivisht të vendosë në krye të shtetit një shqiptar. Kërkresa e “Frontit Europian” është që Presidenti të zgjidhet në Kuvend, raporton indeks.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

1180x200

Kreu i integristëve është që e bazuar në atë se si shtet me demokraci parlamentare duhet të bëjmë që deputetët të zgjedhin me 2/3 e votave presidentin që sipas tij do jetë më i pranueshëm dhe përveҫ tij, të zgjidhet edhe zëvendëspresidenti.

Por kjo nuk është kërkesa e vetme. Kërkesë tjerët e integristëve po edhe “Frontit Europian” është edhe kryeministri me mandat të plotë.

Pasi realizuan premtimin për kryeministër shqiptar, Ahmeti është në kërkim të pozitës së kryeministrit me mandat të plotë.

Përveҫ Ndryshimeve Kushtetuese, mësohet se kërkesa për kryeministër do të jetë një nga kërkesat e “Frontit” gjatë bisedimeve për krijimin e shumicës së re parlamentare, pas zgjedhjeve.

Kjo kërkesë e partive që kanë krijuar “Frontin Europian” pritet të merret shumë seriozisht, po edhe të luftohet nga oponentët sepse siҫ thotë edhe vet kreu i integristëve, idetë e BDI-së, njëherë përqeshen, pastaj luftohen e në fund edhe përqafohen, pranohen.

Monton, “Një kryeministër për të gjithë” “Fronti Europian” do ta përdorë për zgjedhjet parlamentare, fushata e të cilave ka nisur mbrëmë pas mesnate.

Tubimin kryesorë “Fronti Europian” do ta ketë të dielën në sheshin e Maqedonisë në ora 20:00./indeks.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

Story i mëparshëm

Ndryshime moti, vikendi befason sërish

Story i radhës

Maltretimi i qytetarëve të Kosovës në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Të fundit nga