ndotja e ajrit shkupi ne krye te listave boterore bashke me lahorin ulanbator e mumbai 63a5ff9c44935

Ndotja e ajrit, Shkupi në krye të listave botërore bashkë me Lahorin, Ulanbator e Mumbai

December 23, 2022
1 minut lexim

Shkup, 23 Dhjetor – Shkupi sërish gjendet në krye të listave të qyteteve më të ndotuar në botë. Me indeks të ndotjes prej 185, Shkupi renditet në vendin e pestë pas Lahorit, Ulan Batarit, Delhit dhe Mumbait.

 

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të gjitha stacionet matëse nga Sistemi Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit janë në funksion, por herë pas here të dhënat nga disa pika matëse nuk janë të disponueshme, për shkak të vjetërsimit të pajisjeve të serverëve.

Aktualisht, sic njofton Ministria e Mjedisit Jetësor, bazuar në të dhënat e marra dhe të analizuara për përqendrimet e PM10, në disa pika matëse vihet re një rritje e ndotjes dhe tejkalim i vlerës mesatare ditore të kufirit prej 50 mikrogramë për metër kub. Pragu i raportimit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në Shkup në pikat matëse Qendër dhe Lisiçe dhe në pikat matëse në Gostivar, Prilep, Kavadar, Strumicë, Kërçovë dhe Veles.Të dhënat monitorohen nga Ministria dhe nëse ka kushte për tejkalim të kufirit të alarmit 10 PM dhe masat që hyjnë në fuqi, qytetarët do të njoftohen me kohë.

Të dhënat nga stacionet matëse Karposh, Tetovë, Strumicë dhe Gjevgjeli për momentin nuk janë të qasshme – thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

granit rugova me fjale te medha per agim agushin 63a5ff2b4fd79
Story i mëparshëm

Granit Rugova me fjalë të mëdha për Agim Agushin

perkeqesohet shendeti i pele familjaret po i thone lamtumire lajmi shqeteson boten 63a6031bcee2a
Story i radhës

Përkeqësohet shëndeti i Pele, familjarët po i thonë lamtumirë, lajmi shqetëson botën

Të fundit nga

ShkoLartë