Ndodh veç në Kosovë: Gratë e shefave nuk punojnë e janë me kontrata, punëtorët e pa-lajmëruar s`mund t`i marrin 100 euro nga shteti

min lexim

Në Kosovë punësimi i përgjithshëm në sektorin privat dhe publik është rreth 350.000 kontribut-dhënës, kurse kryesisht punëdhënësi më i madh është sektori privat me mbi 275.000 punëtorë në të gjithë sektorët.

Ndonëse numri i tyre është më i lartë, punëtorët në sektorin privat vazhdojnë të ballafaqohen me sfidat nga më të ndryshmet. Përveç sfidave ballafaqohen edhe me jetën, pasi rastet kur një person humb jetën në vendin e punës në Kosovë nuk janë të pakta. Sipas të dhënave nga Sindikata e Sektorit Privat, nga fillimi i këtij viti e deri më sot, tetë persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Pronarët e sektorit privat janë mizor ndaj punëtorëve duke abuzuar me ta në mënyra të ndryshme duke qenë se ka numër të vogël të Inspektorëve të terrenit (32 inspektorë aktiv kjo vetëm sa u mundëson të jenë më komod.

Problemet me të cilat ballafaqohen punëtorët e sektorit privat janë nga më të ndryshmet, kryesisht mos lidhja e kontratave të punës, mos pagesa e pagave jubilare , mohimi i së drejtës për pushim vjetor, mos realizimi i shujtave, mos kompensimi i pagave, punëtor me kontrata të punës, por të pa lajmëruar në ATK, punëtor pa kontrata dhe të pa lajmëruar, mos pagesa e orëve të punës gjatë vikendeve, mos pagesa e orëve shtesë të punës, ndërprerja e marrëdhënies së punës etj.

Pavarësisht se pagat në sektorin privat vazhdojnë të mbesin dukshëm më të ulëta se në atë publik, ata janë të shkelur në mënyra të ndryshme. Ka shumë raste kur të regjistruar në administratë janë gratë e pronarëve të cilat nuk punojnë fare, derisa punëtorët që punojnë nuk janë të lajmëruar. Kështu, edhe ku vije puna për të përfituar punëtorët siç është tani me vendim të qeverisë për nga 100 euro, përfitojnë gratë e bosave, derisa punëtorët janë të pa-lajmëruar dhe si rrjedhojë nuk përfitojnë.

Imagjino brenda më pak se një dekade, paga bruto [paga e pa tatimuar] në sektorin privat është rritur vetëm 43 euro, krahasuar me atë të punëtorëve që punojnë në publik me një rritje prej 217 euro. Shteti, duhet të bëjë më shumë për sektorin privat, pavarësisht se ka bëre pagën minimale 250 euro, abuzimet që bëjnë me ta shefat e sektorin privat të marrin fund, ndryshe të rinjtë po kin dhe sipas parashikimeve brenda vitit 2030 në Kosovë do të ketë mungesë të fuqisë punëtore. Pasojat do të jenë të mëdha. Qeveria duhet të shtojë numrin e inspektorëve, të ndëshkojë të gjithë pronarët e papërgjegjshëm që i keqtrajtojnë punëtorët. T’u kthehet dinjiteti punëtorëve të sektorit privat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në BE, midis 60 e 80 për qind e popullsisë është e infektuar me COVID

Story i radhës

Greva në arsim, LSDM: Fëmijët jashtë shkollave, agjendë politike

Të fundit nga