Pothuajse dy vite pasi prezantoi procesorët e parë desktop Ryzen 5000, AMD është gati ti pasojë me një gjeneratë të re. Sot kompania zbuloi çmimin dhe disponueshmërinë e valës së parë të procesorëve Ryzen 7000 bazuar në arkitekturën e re Zen 4 së bashku me më shumë detaje rreth platformës AM5 dhe performancës së procesorëve.
Katër modelet e para Ryzen 7000 do të jenë në shitje nga data 27 Shtator dhe AMD po zbaton një strategji të ngjashme me seritë 5000.
Fillimisht prezanton katër modele të segmentit të lartë janë edhe më të kushtueshmit ndërsa modelet e segmentit të ulët do të pasojnë vitin e ardhshëm.
AMD ka ruajtur të njëjtën numër bërthamash siç ka përdorur në Zen 3. Modeli bazë Ryzen 5 7600X kushton po aq sa Ryzen 5 5600X prej 299 dollarësh.
Modeli me 12 bërthama Ryzen 9 7900X kushton gjithashtu sa modeli i kaluar Ryzen 9 5900X prej 549 dollarë. Dy çipet e tjera të prezantuara kanë kosto më të ulët sesa paarardhësit. Konkretisht Ryzen 9 7950X kushton 699 dollarë, ose 100 dolarë më pak sesa Ryzen 9 5950X ndërsa Ryzen 7 7700X fillon nga 399 dollarë, ose 50 dollarë më pak sesa Ryzen 7 5800X që do të zëvendësojë.
AMD thotë se optimizimet e bëra gjatë zhvillimit të arkitekturës së re Zen 4 kanë rritur numrin e veprimeve për frekuencë (IPC) me afro 13% nga 8-10% që kishte premtuar kompania vitin e kaluar.
Frekuanca maksimale e 7950X është rritur në 5.7Ghz ose 800Mhz më shumë sesa frekuenca turbo e Ryzen 9 5950X. Bazuar në këto informacione, 7950X duhet të jetë deri në 29% më i shpejtë në procese me 1 bërthamë përfshirë video lojërat.
CTO i AMD Mark Papermaster tha se Zen 4 është një përmirësim i arkitekturës Zen 3 duke u përqendruar kryesisht në front end dhe përmirësimin e ekzekutimit të detyrave. Pjesa më e madhe e rritjes së performancës për Zen 4 vjen pikërisht nga ky departament por një rol do të luajë edhe rritja e madhësisë së L2 Cache.
Detyra specifike si machine learning dhe inteligjencë artificiale do të përfitojnë nga përdorim i standardeve AVX-512. Kjo e vendos Intel në vështirësi, kompani e cila krijoi këto standard një dekadë më parë dhe që me gjeneratën e 12-të të procesorëve e ka çaktivizuar sepse bërthama efikase E-Cores nuk e mbështetin.
AMD tha se nisur nga fakti se procesorët e rinj mbështeten në arkitekturën 5-nanometër kundrejt 10-nanometër të Intel, bërthamat Zen 4 janë deri në 47% më i efikase sesa bërthama Golden Cove të procesorëve Intel.
CPU | MSRP | CORES/THREADS | CLOCKS (BASE/BOOST) | TOTAL CACHE (L2+L3) | TDP |
---|---|---|---|---|---|
Ryzen 5 7600X | $299 | 6c/12t | 4.7/5.3 GHz | 38MB (6+32) | 105 W |
Ryzen 7 7700X | $399 | 8c/16t | 4.5/5.4 GHz | 40MB (8+32) | 105 W |
Ryzen 9 7900X | $549 | 12c/24t | 4.7/5.6 GHz | 76MB (12+64) | 170 W |
Ryzen 9 7950X | $699 | 16c/32t | 4.5/5.7 GHz | 80MB (16+64) | 170 W |
AM5 do të mbështetet deri në 2025
Falë rrjedhjes së informacioneve të shumta rreth AM5 dhe pllakave amë të serive 600 për procesorët AMD, shumë prej detajeve të zbuluara nga AMD në evenimentin e prezantimit ishin të njohura.
Të gjithë procesorët Ryzen 7000 kërkojnë RAM DDR5 dhe nuk funksionojnë me RAM DDR4. AM5 është një fole e re që largon AMD nga procesorët PGA njëherë e përgjithmonë. Gjilpërat e kontaktit mes procesorit dhe pllakës amë tashmë nuk janë më në procesor por vetë pllakën amë. Konkretisht AM5 ka 1718 gjilpëra në pllakë.
AMD gjithashtu po shtyn përpara përshpejtimin automatik të frekuencës së memories RAM quajtur EXPO. Çiftet e memories RAM EXPO do të kenë frekuencë DDR5-6400 në debutim.
Kompania zbuloi edhe çipsetet e reja B650 dhe X670. Krahas tyre AMD prezantoi edhe variantet Extreme të secilit. B650 Extreme do të ofrojë PCi Express 5.0 në të dy dalje M.2 SSD dhe të kartave grafike ndërsa modelet jo-Extreme do të kenë PCIe 5.0 vetëm për SSD-të por jo kartave grafike të cilat ngelen në PCI 4.0.
Në lidhje me platformën e vjetër AM4, CEO Lisa Su tha se ajo nuk ka për të shkuar askund dhe do të bashkë-ekzistojnë me AM5 në një periudhë afatshkurtër. /PCWorld Albanian