Ndihmë shtesë për Turqinë me 36 pjesëtarë të Armatës, 32 persona nga DMSH dhe 10 automjete

Qeveria sot mori vendim që të dërgojë ndihmë shtesë në Turqi, në operacionet humanitare dhe sanimin e pasojave nga tërmeti shkatërrues që ndodhi pardje.

“Është miratuar vendim, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, që të dërgohen 36 pjesëtarë shtesë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Batalioni për Operacione Speciale, për të marrë pjesë në një operacion humanitar në Republikën e Turqisë. Gjithashtu u miratua vendim për dërgimin e 32 personave tjerë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – pjesëtarë të Forcave Republikane për Mbrojtje dhe Shpëtim, për të marrë pjesë në ofrimin e ndihmës për Republikën e Turqisë në sanimin e pasojave të tërmetit. Sipas informacioneve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, janë dërguar pajisje komplete të specializuara dhe mjete materialo-teknike për kërkim-shpëtim nga rrënojat, 10 automjete për transportin e pajisjeve dhe njerëzve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Story i mëparshëm

Shumica kanë ikur, gjysma e pakicës që kanë mbet do të ikin!

Story i radhës

​Foshnja 4-muajshe shpëtohet pas 57 orësh nga rrënojat e tërmetit

Të fundit nga