Ndihma e Ukrainës deri më tani nuk janë të mjaftueshme

Kombet e Bashkuara dhe partnerët e saj kanë dërguar furnizime për 890,000 njerëz në të gjithë Ukrainën që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas Osnat Lubrani, koordinatori humanitar i OKB-së në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Në një deklaratë, Lubrani tha se të hënën, OKB ishte në gjendje të sillte racione ushqimore, pajisje mjekësore dhe sende shtëpiake për “mijëra” njerëz në zonën e Kharkiv.

Por ndihma humanitare që është dërguar deri më sot, shtoi Lubrani, “nuk mjafton”.

“Ne vazhdojmë të rrisim operacionet tona të ndihmës në mënyrë që të mund të arrijmë tek njerëzit më të cenueshëm në nevojë të madhe”, tha ajo në një deklaratë.

Ajo shtoi se kalimi i sigurt duhet të garantohet nga të gjitha palët në luftime.

“Ne nuk mund të japim ndihma kur granatimet vazhdojnë dhe rrugët janë të minuara. Duhen pauza në luftime për të lejuar kalimin e lirë dhe të sigurt për njerëzit që të largohen në cilindo drejtim që ata zgjedhin,” tha ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto janë gjestet që bën një mashkull realisht i dashuruar

Story i radhës

“Do të vrasë Vuçiç-in, pastaj veten”, arrestohet truproja e një prej liderëve të opozitës serbe

Të fundit nga