Këto janë gjestet që bën një mashkull realisht i dashuruar

Si ta kuptosh që një mashkull është i dashuruar me ty? Gjuha e trupit ka qenë për vite me radhë objekt studimi, pasi mendohet se 93% e komunikimit bëhet në mënyre joverbale. Ekzistojnë disa gjeste apolëvizje që mund tëvihen re tek një mashkull i dashuruar. Nëse partneri yt i bën këto gjeste, kjo tregon se është marrëzisht i dashuruar pas teje. 

1. Luan me flokët e tua. Njëkohësisht edhe rregullon flokët e veta, si dhe mjekrën. Mos u nevrikos nëse t’i shkatërron flokët. Ji e lumtur, sepse dëshiron të të mbajë pranë dhe të prekë sa më shpesh.

2. Mban kontakt të vazhduar viziv me ty. Në çdo moment mund ta hasësh shikimin e tij drejt e në sytë e tu. Njëmashkull i dashuruar nuk ndalet duke të parë, pasi mendon se je e bukur dhe çdo gjë që thua, atij i duket interesante. 

3. Ngrejnë vetullat. Kur një mashkull është i tërhequr nga një femër, ngre pa vetëdije vetullën ndërkohëqë e dëgjojnë të flasi. Asgjë nuk i nxjerr më tepër në pah ndjenjat e tyre, se sa ky gjest i vogël. 

4. Të afrohet ndërkohë që flet me ty. Mund të të duket sikur nuk të dëgjon, por e vërteta është se kur meshkujt afrohen për të të thënë diçka, ndodh sepse duan të të qëndrojnë pranë në shumicën e kohës. Është e qartë qëka interest ë madh për ty dhe dëshiron të ta tregojë. 

5. Qesh shpesh, ndërsa të flet. Nëse sheh që gjatë gjithë kohës që është duke folur me ty, është i qeshur dhe pozitiv, duhet të jesh e bindur se ndjen për ty. Këtë gjë ata e bëjnë kur vërtet janë duke e shijuar shoqërinë dhe muhabetin me femrën që kanë pranë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Eliminimi i Italisë nga Kupa e Botës, reagon Bonucci

Story i radhës

Ndihma e Ukrainës deri më tani nuk janë të mjaftueshme

Të fundit nga