Pas një pushimi të vogël për shkak të Kampionatit Botëror në Katar, Serie A i rikthehet sot aksionit, ku do të zhvillohen plot 10 ndeshje të vlefshme për xhiron e 16 të këtij edicioni.
Programin e sotëm do ta hap kampioni, AC Milan i cili zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Salernitanas me fillim nga ora 12:30.
Ndeshje sot do të zhvillojnë edhe Roma e Lazio, ku skuadra e Jose Mourinhos pret në shtëpi Bolognan, kurse Lazio është mysafirë i Lecces.
Ndërkaq, ndeshja kryesore e programit të sotëm të kampionatit italian do të zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza”, ku me fillim nga ora 20:45 Interi pret në shtëpi liderin e tabelës, Napolin.
Napoli kryeson tabelën me 41 pikë, tetë sosh më shumë se kampioni, Milani në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Juventusi me 31 pikë dhe Lazio me 30 sosh.
Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Cremonese me shtatë pikë, Sampdoria me gjashtë sosh dhe Verona në vendin e fundit me pesë pikë.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.
12:30 Salernitana – AC Milan
12:30 Sassuolo – Sampdoria
14:30 Spezia – Atalanta
14:30 Torino – Verona
16:30 AS Roma – Bologna
16:30 Lecce – Lazio
18:30 Cremonese – Juventus
18:30 Fiorentina – Monza
20:45 Inter – Napoli
20:45 Udinese – Empoli