Anglia dhe Zvicra sonte do të zhvillojnë një ndeshje miqësore mes vete dhe të parën për këtë muaj.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:30 në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Kjo do të jetë ndeshja e tretë miqësore që ekipet e këtyre dy shteteve e zhvillojnë mes vete.
Të dy miqësoret e kaluara ishin fituar nga “Tre Luanët”.
Për Zvicrën kjo ndeshje vjen tri ditë para miqësores me Kosovën, e cila do të zhvillohet në Cyrih.
Vlen të përmendet se te “Helvetikët” të grumbulluar janë tre futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri.
Anglia do të luajë sërish në shtëpi më 29 mars, teksa për kundërshtar do ta ketë Bregun e Fildishtë.