ndeshje interesante mes manchester united e west ham ja formacionet zyrtare 61ec122364978

Ndeshje interesante mes Manchester United e West Ham, ja formacionet zyrtare

January 22, 2022
1 minut lexim

Me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja interesante në stadiumin “Old Trafford”, ku gjigandi anglez Manchester United pret në shtëpi skuadrën e West Ham, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 23 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit, West Ham pësoi humbje nga Leeds United me rezultat të ngushtë 3:2, kurse Manchester United e mposhti Brentfordin me rezultat 3:1.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë në tabelë, ku West Ham zë vendin e katërt me 37 pikë, krahas United që renditet në vendin e shtatë me 35 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te “Djajtë e Kuq” nuk do të paraqiten Bailly, Lindelof, Pogba, Shaw, Wan-Bissaka dhe Sancho, kurse te “Çekanët” do të mungojnë Zouma, Ogbonna dhe Benrahma.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-3-3): De Gea; Dalot, Maguire, Varane, Telles; Fred, McTominay, Fernandes; Greenwood, Ronaldo, Elanga

West Ham United (4-2-3-1): Areola; Cresswell, Zouma, Dawson, Coufal; Soucek, Rice; Fornals, Lanzini, Bowen; Antonio

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

6 shenja qe tregojne se jeni demiseksual 61ec121fbe877
Story i mëparshëm

6 shenja që tregojnë se jeni demiseksual

rama vijon pastrimi dhe shperndarja e kripes ne rruget e mbuluara me debore 61ec122942ea2
Story i radhës

Rama: Vijon pastrimi dhe shpërndarja e kripës në rrugët e mbuluara me dëborë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë