Ka përfunduar ndeshja e fundit në Premier Ligën angleze. Derbi klasik anglez Manchester United-Liverpool i ka takuar Djajve të Kuq, ku ata e fituan me rezultat 2-1. Sancho (16’) dhe Rashford (53’) shënuan golat për United ndërkaq për Liverpool ka shënuar Mohamed Salah (81’)
Manchester United është rikthyer të fitoreve pas dy humbjeve rresht në Premier Ligë duke fituar derbin e Anglisë me rezultat 2-1 kundër Liverpool.
United e filloi shumë më mirë këtë takim ku Elanga goditi shtyllën në minutën e 11 duke mos shënuar gol.
Megjithatë, presioni i Djajve të Kuq do të shpaguhet kur në minutën e 16-të Jadon Sancho topin e marrë nga Elanga e qetëson dhe shënon i ftohtë si akulli golin e parë të ndeshjes.
Minutat e parë i takuan United dhe Liverpool erdhi të mundësia për të barazuar rezultatin në minutën e 42-të të pjesës së parë por James Milner por goditja e tij me kokë u bllokua nga Varane dhe doli jashtë.
Djajtë e kuq e filluan shumë më mirë pjesën e dytë dhe në një kundërsulm të shpejt Martial bën një pasim për Rashford i cili shënon një gol në minutën e 53-të të ndeshjes.
Rashford pati një mundësi tjetër për të shënuar dy minuta më vonë por goditja e tij u bllokua për të përfunduar në goditje nga këndi.
I njëjti lojtar i United erdhi të rasti edhe në minutën e 76-të por goditja e tij e fuqishme përfundoi mbi portë.
Carvalho i Liverpoolit rrezikoi seriozisht portën në minutën e 81-të, De Gea priti dhe topi u kthye të Salah që shënoi golin e dytë për t’i rikthyer në lojë Liverpool.
Liverpool pati edhe disa tentime në minutat e fundit por United arriti t’i përballonte këtyre sulmeve, madje disa herë doli para në kundërsulme dhe ka mundur ta shënonte edhe golin e tretë.
United arrin të fitorja e parë në Premier Ligë kundër rivalit të saj të përbetuar duke u ngritur në pozitën e 14-të, ndërkaq Liverpool zbret edhe më poshtë duke u renditur në pozitën e 16-të.
Në xhiron e katër, United është mysafirë i Southampton kurse Liverpool e pret në shtëpi skuadrën e Bournemouth.