Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të nis nesër rrugëtimin në kualifikimet për Eurobasket 2025.
Kosova do të përballet nesër me Zvicrën në kuadër të raundit të tretë parakualifikues për Eurobasket 2025.
Para ndeshjes, tifo-grupi “Dardanët” ka një mesazh për basketbollistët tonë, ndërsa tregoi se mbledhja e tifozëve fillon nga ora 19:00 për tu pajisur me bileta.
“Nesër djemtë tanë do të paraqiten në Prizrenin e bukur kundër Zvicrës me fillim në ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë parakualifikues për Eurobasket 2025. Nga ora 19:00 takohemi të gjithë Dardanët tek palestra për tu pajisur me bileta dhe për të ofruar përkrahjen e plotë nga tribunat.
Për fitore. Përveç saj nuk duam asgjë tjetër!”, shkruante në komunikatën e “Dardanëve”.