Ardit Krymi po luan ndeshjet e fundit me Vllazninë, pasi në fund të sezonit do të largohet nga shkodranët.
Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari për “Panorama Sport”, i cili ka theksuar se menjëherë pas finales së Kupës së Shqipërisë me Laçin do të udhëtojë drejt Bjellorusisë për t’iu bashkuar ekipit të ti.
“Kësaj here arritja e trofeut të dytë radhazi i Kupës do të më shijonte edhe më tepër, pasi do të përkonte edhe me largimin tim nga Vllaznia”.
Më pas ai zbuloi edhe se ekipi i tij i ri do të jetë në Bjellorusi.
“Kam folur edhe me presidentin Xhaferi dhe kemi rënë dakord që sapo të përfundojë takimi i Kupës, do të jem i lirë.
Unë me datë 1 qershor, pra pa mbushur 24 orë nga përfundimi i finales, do të nisem në drejtim të Bjellorusisë për t’u bashkuar me ekipin tim të ri”, ka thekusuar Krymi..