Ndërtimi i Qendrës së re Klinike, Poshka: Nuk ka një arsyeshmëri ekonomike

1 minut lexim

“Nuk ka një arsyeshmëri ekonomike”. Ky është vlerësimi i profesorit universitar Agim Poshka për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në emisionin debativ në TV Shenja.

“Kjo është e qartë. Nëse FMN-ja dhe organizatat e ndryshme monetare, evropiane e kanë aprovuar, pretendojnë se Maqedonia ka kapacitet për t’i paguar borxhin, kjo i bie të bie në shpatullat e fëmijëve tonë, nesër, pasnenësër për ta paguar këtë borxh. Papërgjegjësi, po”, ka deklaruar Poshka.

Poshka më tej shtoi se sektori i shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë u vërtetua se është në një katrahurë të jashtëzakonshme.

“Nuk është një investim zhvillimor, natyrisht sektori i shëndetësisë u vërtetua gjatë kohës së pandemisë, që është në një katrahurë të jashtëzakonshme. Për asyeshmëri ekonomike nuk besoj që ka. Nuk e di edhe argumenti që po e përdorin”, tha Poshka. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Shefat e mbrojtjes amerikane dhe ruse flasin lidhur me Ukrainën

Story i radhës

Pushimet përfundojnë në tragjedi/ Gruaja dhe i biri filmojnë të tmerruar të riun që hidhet nga shkëmbi por…

Të fundit nga