Pushimet përfundojnë në tragjedi/ Gruaja dhe i biri filmojnë të tmerruar të riun që hidhet nga shkëmbi por…

Një grua e tmerruar dhe djali i saj filmuan momentin e vdekjes së burrit të saj kur ai u hodh nga një shkëmb.

Pamjet tronditëse – të filmuara nga një varkë – tregojnë pushuesin 31-vjeçar duke kërcyer nga skaji rreth 100 metra i lartë në det në Majorka.

Por në vend që të binte në det, i riu guximtar u përplas me një cep të shkëmbit.

Pamjet fillojnë me turistin holandez që qëndron në shkëmb në një ishull në ishujt Malgrats rreth orës 13:45 më 12 maj.

Ndërsa kërcen në ajër, u pa qartë se ai nuk mori vrull të mjaftueshëm për të kaluar shkëmbinjtë poshtë tij.

Teksa përplaset me ta me shpejtësi të madhe, dëgjohet gruaja e tij duke bërtitur: “O Zot”.

Partnerja dhe djali i viktimës thuhet se kanë marrë ndihmë psikologjike, ndërsa autoritetet lokale kërkuan trupin e turistit me një varkë shpëtimi, helikopter dhe ekip zhytjeje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndërtimi i Qendrës së re Klinike, Poshka: Nuk ka një arsyeshmëri ekonomike

Story i radhës

Ish-burri i Jennifer Lopezit, Marc Anthony po martohet për herë të katërt

Të fundit nga