ndersa tiktok eshte pak dite larg nga debimi ne shba nje tjeter rrjet social kinez fiton popullaritet 6787aa7edc0f0

Ndërsa TikTok është pak ditë larg nga dëbimi në SHBA, një tjetër rrjet social Kinez fiton popullaritet

January 15, 2025
1 minut lexim

Me TikTok që duket vetëm disa ditë larg nga dëbimi në SHBA, përdoruesit e aplikacioneve po shkojnë drejt disa alternativave të tjera jo shumë të njohura.

Aplikacioni që duket se ka përfituar më së shumti është një tjetër rrjet social Kinez quajtur “RedNote” oso Xiaohongshu që përkthehet ndryshe si “libri i vogël i kuq.”

Në formatin e TikTok me video me metrazh të shkurtër, RedNote aktualisht është aplikacioni numër 1 në App Store në SHBA dhe i 34-ti në Google Play Store. RedNote ka fituar popullaritet ndërsa shumë krijues të TikTok kanë filluar të postojnë për eksperiencat e tyre gjatë përdorimit të aplikacionit Kinez.

Ndërkaq në RedNote, shumë krijues kanë publikuar video për “refugjatët e TikTok” duke i mirërpritur në platformë. Aplikacioni është njësoj si TikTok me shfletimin vertikal të videove bazuar në interesat e përdoruesve.

Ndërfaqja është në gjuhën Kineze dhe mund të shkaktojë konfuzion tek përdoruesit që duan të navigojnë. Ndërsa RedNote duket se doli nga asgjëja, aplikacioni ka qenë shumë popullor në Kinë prej disa vitesh.

Është konsideruar si një prej rivalëve kryesorë të versionit Kinez të TikTok quajtur Douyin dhe numëron 300 milionë përdorues.

RedNote nuk ka qenë i vetmi që ka përfituar nga situata e krijuar me TikTok. Një tjetër aplikacioni i ByteDance, Lemon8, është bërë trend në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google. Flip është një tjetër aplikacion që po rritet në popullaritet.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

driloni flet me drenushen me dhimbsen nenat qe jane te vetme me femije 6787a7adad8da
Story i mëparshëm

Driloni flet me Drenushën: Më dhimbsen nënat që janë të vetme me fëmijë

perfundoi shporta e vitit te ri qeveria shporta dha rezultate lsdm ishte deshtim pasuroi tregtaret varferoi qytetaret 6787abb9ec07d
Story i radhës

Përfundoi “Shporta e Vitit të Ri”, Qeveria: “Shporta” dha rezultate, LSDM: Ishte dështim, pasuroi tregtarët, varfëroi qytetarët!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë