nga honda tregojne pse eshte e veshtire te prodhohet nje veture sportive elektrike 6792d7f7dddf6

Nga Honda tregojnë pse është e vështirë të prodhohet një veturë sportive elektrike

January 24, 2025
1 minut lexim

Honda, si shumë prodhues të tjerë, po përpiqet të kalojë valën e elektrifikimit të veturave, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të mbajë një bazë të shoferëve besnikë. Megjithatë, ky nuk është një veprim i lehtë.

Kreu i zhvillimit të automjeteve të Honda, Toshihiro Akiva shpjegoi problemin me prodhimin e një “Honda EV argëtuese”.

“Bateritë dhe motorët kanë karakteristika të ndryshme, kështu që ne nuk mund t’i bëjmë ato të jenë si më parë”, tha Akiva.

“Ne duhet të kuptojmë se si ta bëjmë një EV argëtuese për të vozitur. Ne nuk jemi dorëzuar, sigurisht, por nuk ka të bëjë vetëm me fuqinë, ka të bëjë me tingullin, dridhjet, nxitimin dhe gjithë përvojën. Të gjitha e bën një gëzim për të vozitur”, shtoi ai.

Honda deri më tani ka prezantuar dy modele nga seria EV 0, dhe është planifikuar që të jenë shtatë të tilla dhe që të gjitha të bazohen në të njëjtën platformë.

Nuk dihet se sa larg do të shkojë për sa i përket performancës, por aktualisht më e forta e mundshme është 480 kuaj fuqi kur bëhet fjalë për sistemin me motor elektrik të dyfishtë, që është shumë më tepër se çdo veturë Honda.

Në përgjithësi, deri në fund të dekadës, Honda duhet të prezantojë veturën e saj të parë elektrike sportive – do të jetë modeli luksoz Honda Acura NSX i gjeneratës së tretë, dhe premiera është planifikuar më së voni për vitin 2028.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

megzon visoka behet trajner i skuadres nga liga e pare 6792d70511665
Story i mëparshëm

Megzon Visoka bëhet trajner i skuadrës nga Liga e Parë

zoti trump u premton sipermarrjeve boterore taksa me te uleta per mallrat e prodhuara ne shba ne te kundert do kete tarifa 6792da903901d
Story i radhës

Zoti Trump u premton sipërmarrjeve botërore taksa më të ulëta për mallrat e prodhuara në SHBA, në të kundërt do ketë tarifa

Të fundit nga

Ndahet nga jeta diplomati Shaban Murati

1 Tiranë, 14 shkurt – Sot në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit u nda nga jeta diplomati shqiptar Shaban Murati, në moshën 79-vjeçare. I lindur më 2 shtator 1945,
ShkoLartë