Ndërron jetë Mubekir Palloshi, drejtor i ndërmarrjes Hekurudhat e Maqedonisë-Transport

1 minut lexim

Drejtori i ndërmarrjes hekurudhore, Hekurudhat Transport Mubekir Pallashi ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka publikuar partia Alternativa e cila në faqen e tyre zyrtare ka shkruar:

LAJM I HIDHUR

“Të Zotit jemi dhe te Ai do të kthehemi”

E njoftojmë anëtarësinë dhe opinionin më të gjerë se sot, në orët e hershme të mëngjesit, Mubekir Palloshi – Sekretar i Departamenteve të Alternativës dhe drejtor i ndërmarrjes publike “Hekurudhat – Transport”, ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij, duke na krijuar dhimbje të madhe të gjithëve.
Duke u lutur për shpirtin e tij, i njoftojmë të gjithë se lutja e fundit për shpirtin e tij do të bëhet në xhaminë e Bedrit në Butel pas namazit të ikindisë.
Zoti e pastë mëshiruar dhe i dhashtë sabër familjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vazhdon sulmi i Rusisë në qytetin lindor të Lysychansk

Story i radhës

Opinion: “Po” Ukrainës, por BE nuk është e aftë aktualisht për zgjerim

Të fundit nga