InShot 20260329 121317795 scaled

Ndërron jetë mësuesi Hazbi Topojani nga Shkupi

March 29, 2026
1 minut lexim

Ka ndërruar jetë mësuesi dhe veprimtari i njohur nga Shkupi, Hazbi Topojani. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi publik, ku kanë ndarë dhimbjen për humbjen e tij.

I ndjeri për shumë vite punoi si mësimdhënës në shkollat fillore në Komunën e Çairit, duke dhënë kontribut të madh në edukimin e shumë gjeneratave. Krahas profesionit të mësuesit, ai ishte i njohur edhe për angazhimin e tij në jetën shoqërore dhe në iniciativa të ndryshme në të mirë të shoqërisë.

Në njoftimin e familjes, ndër të tjera thuhet se ai ishte baba i Ermalit, Urimit dhe Arbit, ndërsa familjarët janë lutur që Zoti ta mëshirojë dhe ta pranojë në mëshirën e Tij, duke rikujtuar se “të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”.

Sipas njoftimit, falja e xhenazes do të bëhet në xhaminë e Çairit pas namazit të Ikindisë, ndërsa varrimi do të zhvillohet në varrezat e Butelit.

Ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta kanë shprehur edhe parti politike dhe bashkëpunëtorë të tij, të cilët e kanë vlerësuar si mësues të përkushtuar, aktivist të palodhur dhe njeri të respektuar në shoqëri.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fillon rikonstruksioni i aeroportit te ohrit 69c8fb2d2cb24
Lajmi i mëparshëm

Fillon rikonstruksioni i aeroportit të Ohrit

1774787232580
Lajmi i radhës

Nusja e Gostivarit e sulmon vjehrrën e saj

Të fundit nga

ShkoLartë