Fotoreporterja franceze e luftës Marie-Laure de Decker vdiq sot në Toulouse, në moshën 75-vjeçare, tha familja e saj.
De Decker dha frymën e saj të fundit në një spital të qytetit pas një sëmundje të gjatë.
Ajo ka lindur në Bon (Anaba, Algjeri) dhe filloi karrierën e saj si modele. Sidoqoftë, ajo zbuloi pasionin për fotografinë dhe në fund të viteve ’60 punoi me shumë artistë si Man Ray, Marcel Deschamps dhe Philippe Soupeau.
Pasioni i saj për udhëtimet e çoi në Vietnam, ku vendosi të mbulonte luftën fotografikisht. Edhe pse kishte pak përvojë, ia doli. “ Po mendoja se njerëzit do të shohin që unë nuk jam një fotoreportere e vërtetë, se nuk kam aparatin tim, se kam vetëm këtë Leica të vjetër. Në fakt, dhe këtë e kuptova më vonë, se Leica e vjetër ishte një mrekulli”, tregoi ajo në kujtimet e saj në 1985.
De Decker besonte se nuk ishte e lehtë për një grua të bëhej korrespondente lufte “ato nuk merren kurrë seriozisht,” kishte komentuar ajo. Ajo shtoi se në Afrikën e Jugut “nuk i vrasin menjëherë, por u japin një shans”.
Ajo ka punuar për agjencinë Gamma nga viti 1971 deri në shpërbërjen e saj në 2009. Për të, fundi ishte i keq, kur kërkoi fotot e realizuara, i dhanë vetëm ato bardh e zi, por jo ato me ngjyra. Më pas ajo humbi padinë e saj për të kërkuar të drejtën e autorit në fotot e dixhitalizuara.
Marie-Laure de Decker është gjithashtu e njohur për fotografitë e saj të personazheve të famshëm si Caroline e Monakos dhe presidentit francez Valéry Giscard d’Estaing teksa e sheh veten në televizion dhe mëson se ai fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 1974. Ajo kishte dy djem, njëri prej të cilëve është avokati Thierry Levi.
Burimi: GAZETA.MK