nderron jete aktorja bunny levine 6a8b6c7be17b2

Ndërron jetë aktorja Bunny Levine

August 23, 2026
1 minut lexim

Aktorja amerikane Bunny Levine, e njohur për rolet në “Gilmore Girls”, “Law & Order” dhe filmin fitues të “Oscar”-it “La La Land”, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare në shtëpinë e saj në Tarzana, Kaliforni.

Sipas policisë, vdekja e saj dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Levine e nisi karrierën si aktore në mënyrë të pazakontë, pasi për më shumë se 20 vjet kishte punuar si bibliotekare shkolle dhe iu drejtua aktrimit vetëm në moshën 60-vjeçare.

Debutimin e bëri në vitin 1988 dhe më pas u shfaq në një numër të madh filmash dhe serialesh.

Ajo u bë e njohur për rolin e Mrs. Thompson në “Gilmore Girls”, derisa luajti edhe në “Everybody Loves Raymond”, disa filma të Adam Sandler dhe “La La Land”.

Në vitet e fundit u shfaq në “Jury Duty” dhe “Thelma”, gjersa roli i saj i fundit ishte në filmin horror “The Cure”, në vitin 2026.

Për Levine aktrimi kishte qenë gjithmonë ëndrra e saj, por nuk e kishte konsideruar një profesion praktik në rini.

Pavarësisht se e nisi karrierën në një moshë të madhe, ajo arriti të ndërtonte një karrierë të gjatë dhe të spikatur në Hollywood. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

investigimi i daily mail gomone gjigante qe transportojne qindra emigrante ja si po fitojne miliona trafikantet 6a8b6bbebc80c
Lajmi i mëparshëm

Investigimi i Daily Mail/ Gomone gjigante që transportojnë qindra emigrantë, ja si po fitojnë miliona trafikantët

kryetari i komunes se tetoves bilall kasami edhe nje premtim i realizuar me pune konkrete 6a8b6f2429395
Lajmi i radhës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami: Edhe një premtim i realizuar me punë konkrete

Të fundit nga

ShkoLartë