Ndërroi numrin e fanellës, ylli i Liverpoolit e zbulon arsyen

min lexim

Yllit të Liverpoolit, Harvey Elliott, i është dorëzuar një numër i ri i fanellës përpara sezonit të ardhshëm 2022/23.

Gjiganti anglez, Liverpool ka njoftuar se mesfushori Harvey Elliott do të veshë fanellën me numrin 19 përgjatë sezonit të ardhshëm.

Elliott, i cili u transferua në “Anfield” nga skuadra e Fulham në vitin 2019, kishte bartur më parë fanellën me numrin 67.

Megjithatë, klubi tani ka njoftuar se numri 19, i cili ishte veshur zyrtarisht nga Sadio Mane, do të bëhet numri i ri i 19-vjeçarit.

Më pas, Elliot zbuloi edhe arsyen që qëndron prapa këtij ndërrimi numrash.

“Natyrisht që numri u bë i lirë, disa lojtarë të mëdhenj e kanë veshur atë në të kaluarën, si Sadio dhe lista vazhdon. Numër i mrekullueshëm. Mendoj se ishte një mundësi e mirë dhe për mua personalisht është një numër i mrekullueshëm”, tha Elliot.

“Mbaj mend që kur isha fëmijë, kisha një fanellë të Sadios me numrin 19. Kështu që të mund ta veshësh pas tij, është një kënaqësi e madhe. Në fund të ditës, një numër është vetëm një numër, por është mirë të kesh një numër më të ulët. Mendoj se është një mundësi e shkëlqyer për të shkuar në një sezon tjetër”, shtoi më tej ylli anglez.

Elliott pati një fillim të shkëlqyer në sezonin e tij të parë të plotë me skuadrën e Jurgen Klopp sezonin e kaluar, pasi bëri përshtypje gjatë një huazimi te Blackburn Rovers, por humbi një pjesë të madhe të edicionit të “Të Kuqve” pasi pësoi një dëmtim afatgjatë në kyçin e këmbës kundër Leeds United, shtatorin e kaluar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

S’ka rritje lineare të rrogave, LSM vazhdon protestën

Story i radhës

Si të “stërvitni” flokët tuaj që të mos kenë nevojë për larje të shpeshta

Të fundit nga