Ndërpritet trafiku ndërkombëtar, MPB sekuestron drogë me vlerë 300 mijë euro (VIDEO)

June 1, 2022
1 minut lexim

Policia ka ndërprerë një kanal ndërkombëtar trafikimi të drogës nga Shqipëria, i cili është dashur të përfundojë në Greqi nëpërmjet RMV-së. Mbrëm në Prilep janë sekuestruar rreth 86 kg marihuanë me vlerë rreth 300 mijë euro, dhe është arrestuar 23-vjeçari A.G nga Ohri.

“Gjatë kontrollit në prezencë të prokurorit publik nga Prokuroria Publike Prilep, në çantën pranë veturës janë gjetur disa pako me mariuanë, të cilat janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë. Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e A.G. në Ohër, janë gjetur 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Nga Sektori për Punët e Brendshme Prilep , kundër A.G. do të ngrihet akuzë për veprat penale “prodhim dhe shpërndarja e paligjshme të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, për “sulm ndaj zyrtarëve policor” dhe “prodhim, posedim dhe trafikim pa leje të armëve apo “eksploziv”.- tha zëdhënësja e MPB-së Suzana Pranjiç Talevska.

MPB në dy raste vitin e kaluar , ndërmori aksione edhe në Prilep për sekuestrimin e sasive të marihuanës që kalonte tranzit në vendin tonë. Në të parën u sekuestrua drogë në vlerë prej 800.000 euro dhe në të dytën vlera e marihuanës së sekuestruar ishte 200.000 euro.

https://www.facebook.com/100069016095883/videos/pcb.322579153385952/291934206392433

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A e zgjodhi Serbia neutralitetin, as me Rusinë, as me Perëndimin në marrëveshje me V. Putinin..!?

Story i radhës

Qeveria vazhdon me mbështetjen financiare për qytetarët dhe kompanitë

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë