Kreu i administratës ushtarake rajonale të rajonit qendror Dnipropetrovsk të Ukrainës tha se sulmet ruse kishin ndërprerë trafikun hekurudhor dhe shkaktuan një zjarr, raporton CNN, përcjell Bota sot.
Valentyn Reznichenko tha se një raketë goditi hekurudhën në rrethin Pavlohrad, duke detyruar pezullimin e trafikut të trenave.
“Një raketë goditi hekurudhën,” tha ai. “Binarët dhe linjat elektrike janë dëmtuar rëndë. Vagonët e trenave shpërthyen. Trafiku i trenave është pezulluar. Ekipet e shpëtimit po shuajnë zjarrin”.
Reznichenko tha se askush nuk u vra, sipas informacioneve paraprake, por një raund i dytë goditi një zonë të hapur, duke shkaktuar një zjarr. Një person ka mbetur i plagosur, tha ai.