Nderohet në Serbi – “Më vjen keq që nuk keni një partner si Thaçi”, Tomë Gashi vjen me reagimin e fortë: Albini nuk bën për Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia ka dorëzuar ish-emisarit të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, Urdhrin e flamurit serb, për “shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe të marrëdhënieve mes Serbisë dhe SHBA-së”.

“Jam i nderuar, pasi besoj se jam personi i vetëm që ka marrë çmime të ngjashme në Serbi e Kosovës”, tha Grenell.

Ai tha se e do “Serbinë, popullin e Serbisë, Kosovën e popullin e Kosovës dhe se dëshiron që Serbia ta ketë një partner si Hashim Thaçi”.

Faleminderit për mirësinë tuaj dhe dua të them se më vjen keq që nuk keni një partner si Thaçi që mund të çojë përpara gjërat që po negociohen”, ka thënë Grenell, duke u shprehur shumë kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se është me rëndësi “që bashkësia ndërkombëtare t’i bëjë presion Kurtit që t’i zbatojë ato që premtoi Thaçi”.

“Vetëm atëherë mund të kthehet në pikën ku do të bëjë presion mbi të dyja palët për të bërë lëshime”, ka thënë Grenell.

Por, deklaratave të Grenellit i është përgjigjur avokati Tomë Gashi.

Ai thotë se Grenell e do Thaçin si partner pasi Albini nuk bën për Serbinë.

“Krejt ushtrisë së Genit në Kosove urime!

Grenelli tha: dëshiroj që Serbia ta ketë një partner si Hashim Thaçi

Normal se Albini nuk bën për Serbinë!”, shkruan Gashi.

Story i mëparshëm

Gjykata Posaçme rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së Berishës, Gjokutaj: Binomi SPAK-GJKKO duan të vijojnë procesin me avokatë kryesisht

Story i radhës

Driton Kuka për Akil Gjakovën: Medalje e argjendtë me vlerë të artë!

Të fundit nga