Gjykata Posaçme rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së Berishës, Gjokutaj: Binomi SPAK-GJKKO duan të vijojnë procesin me avokatë kryesisht

Gjykata Posaçme rrëzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, kjo bëri që avokatët mbrojtës të largohen nga seanca.

Në një komunikim për mediat, avokati i ish-kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj ka theksuar se ka akuzuar gjykatën për shkelje të ligjit.

“Kjo gjykatë shkelëse e Kushtetutës dhe e ligjit, binomi SPAK-GJKKO, duan të vijojnë procesin me avokatë kryesisht, Avokati kryesisht është shkelja më e vogël përballë shkeljes së Kushtetutës ligjit procedural penal, duan të bëjnë ç’të duan”, ka thënë ai.

Gjithashtu Gjokutaj tha: “Gjykata pretendon se e ka vendosur dje. Pa u njohur me aktet ka vendosur. Ne kemi kërkuar nga gjykata që ti dërgojmë Kushtetueses për të vendosur për ligjshmërinë e masës së sigurisë për Berishën. Këtë kërkesë e rrëzoi. Në këtë mënyrë ne u larguan”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti francez takohet me mbretin jordanez në turin e Lindjes së Mesme, në plan vizita në Egjipt

Story i radhës

Nderohet në Serbi – “Më vjen keq që nuk keni një partner si Thaçi”, Tomë Gashi vjen me reagimin e fortë: Albini nuk bën për Serbi

Të fundit nga