nderohen deshmoret e komunes se prishtines kreret institucional bejne homazhe te varrezat 68021df4a364a

​Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucional bëjnë homazhe te varrezat

April 18, 2025
min lexim

Me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa bënë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Velani.

Kryetari Rama nderoi sakrificën e dëshmorëve për lirinë dhe demokracinë e shtetit të Kosovës.

Ai tha se 18 prilli është dita kur nderohen dëshmorët e Prishtinës, për çka potencoi se të rënët për lirinë e Kosovës “do t’i kemi në zemrat tona”.

Rama: Dëshmorët e heronjtë tanë i kemi gjithmonë në zemrat dhe mendjet tona

Në këtë ditë madhështore, 18 prilli dita kur edhe i nderojmë dëshmorët, sidomos ata të rrethit të Prishtinës, të Gollakut. Jam këtu me komandant Remin dhe me shokët e tij, luftëtarët e UÇK-së që kemi ardhur së bashku dhe vijmë çdo herë në këtë ditë për të nderuar sakrificën e dëshmorëve, heronjve tanë. Njerëzve të mëdhenj, familjeve po ashtu që na kanë mundësuar që sot ta gëzojmë lirinë, demokracinë dhe të jemi në një fazë ku edhe planifikojmë për zhvillimin e të ardhmes, të vendit tonë, të popullit tonë. Lavdi të gjithëve. Kjo ditë do të jetë e tillë për çdo vit e mot, çdo herë. Dëshmorët e heronjtë tanë i kemi gjithmonë në zemrat dhe mendjet tona”, tha Rama.

Ndërkaq, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa (Remi) pas homazheve me bashkëluftëtarët e tij, tha se 18 prilli është një ditë e madhe për Prishtinën pasi nderohen dëshmorët e këtij vendi.

Ai theksoi se sakrifica e të rënëve do të nderohet përgjatë kohë.

Mustafa: Po i nderojmë me ato mundësi që i kemi dhe do t’i nderojmë për gjatë

Sot është ditë e madhe për Prishtinën, është dita e dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. I uroj të gjithë qytetarët, familjet e dëshmorëve, ushtarët e UÇK-së dhe qytetarët në përgjithësi… Po i nderojmë me ato mundësi që i kemi dhe do t’i nderojmë për gjatë”, tha Mustafa.

Për homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Velani ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij qeveritar.

I njëjti nuk u prononcua për media.

Tek varrezat për homazhe erdhën edhe familjarë të dëshmorëve e qytetarë të tjerë. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kerkesa e spak per gjykim gjykata e posacme vendos sot per dosjen partizani 6802148edb288
Story i mëparshëm

Kërkesa e SPAK për gjykim, Gjykata e Posaçme vendos sot për dosjen “Partizani”

google ka monopol ne kerkimin online vendosi nje gjykate amerikane 680220c056c5e
Story i radhës

Google ka monopol në kërkimin online vendosi një gjykatë Amerikane

Të fundit nga

Një amerikane të KBF Junior 06 Mon Bau

Ekipi nga Prizreni, Junior 06 Mon Bau, ka synime të mëdha për edicionin e ri 2025-2026. Qysh tani kanë nisur përgatitjet për edicionin e ri, që të jenë një ekip sa më
ShkoLartë