pas 24 vitesh martesebashkeshorti i stilistes se njohur zbulon se eshte homoseksual 681a6ea42b49a

Pas 24 vitesh martesë,bashkëshorti i stilistes së njohur zbulon se është homoseksual

May 6, 2025
1 minut lexim

Barry Diller, bashkëshorti i stilistes Diane von Furstenberg ka rrëfyer për herë të parë raportet e kaluara me meshkujt duke pranuar se është homoseksual.

“Ndërsa në jetën time ka pasur burra shumë të mirë, ka qenë vetëm një grua dhe ajo s’ishte e pranishme derisa unë bëra 33 vjeç”, shkruan miliarderi për New York Magazine, të publikuar para librit të tij me kujtime “Who Knew”.

Më tej vijon: “Nuk e kam dyshuar kurrë autoritetin themelor të seksualitetit tim përgjatë jetës sime (kisha frikë vetëm nga reagimi i të tjerëve)”.

83-vjeçari thotë se kur njohu von Furstenberg e cila tani është 78 vjeçe, në vitin 1974, ai “nuk e vuri kurrë në dyshim që instinkti biologjik ishte po aq i fuqishëm në heteroseksualitetin e tij, sa kishte qenë edhe në të kundërtën.” Diller shtoi se kur ndodhi romanca, reagimi i tij ishte: “Kush do ta kishte menduar?”

Çifti ka qenë herë i ndarë e herë bashkë derisa i dhanë fund në vitin 1981 dhe më pas u ribashkuan në 1991. Ata u martuan në vitin 2001, por nuk kanë fëmijë bashkë. Diane von Furstenberg ka dy fëmijë nga martesa me princin Egon von Furstenberg, Alexander von Furstenberg, 55 vjeç dhe Tatiana von Furstenberg, 54 vjeçe. Pas këtij rrëfimi, marrëdhënia e çiftit mbetet e paqartë por deri më tani nuk raportohet që ndonjëri prej tyre të ketë kërkuar divorcin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ky eshte parashikimi i motit per diten e merkure 681a6d77de19a
Story i mëparshëm

Ky është parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4b57613d 7078 4d0a 85ba ed15195c8688
Story i radhës

Skandal diplomatik: Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani merr anë politike

Të fundit nga

ShkoLartë