Ndërkombëtarët përshëndesin zgjatjen e vettingut, Soreca: Ishte votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE

February 10, 2022
min lexim

Ambasadori i BE në vendin tonë ka përshëndetur votimin e zgjatjes së mandatit të vettingut. Partia Demokratike bashkoi votat me socialistët për ndërhyrjet kushtetuese.

Sipas diplomatit kjo ishte në votë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Soreca gjithashtu ka përshëndetur edhe votimin për ngritjen e komisioneve për reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

“Sot Parlamenti i Shqipërisë tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt anëtarësimit! Urime deputetëve të forcave politike që votuan sot për zgjatjen e vettingut, një moment historik vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi”, shkruan Soreca ndër të tjera.

“Kjo ishte një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. E rëndësishme që organet e vettingut të vazhdojnë punën e tyre, me profesionalizëm dhe integritet më të lartë, për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit. Përshëndes gjithashtu vendimet e rëndësishme të marra nga Kuvendi për të çuar përpara në komisionet për punën e Reformës Zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ ODIHR, si dhe për reformën territoriale, duke ruajtur arritjet e arritura deri më tani nga propozimet e PD”, shkruan ai më tej.

Miratimi me 118 vota i zgjatjes së afatit të vettingut është përshëndetur gjithashtu edhe nga ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

“Parlamenti shqiptar ka shprehur sot në mënyrë të qartë vullnetin e tij për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE. Përgëzoj të gjithë deputetët, që votuan për vijimin dhe përmbylljen e procesit të verifikimit të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, e kësisoj për reformën në drejtësi dhe shtetin ligjor. Përshëndes faktin që pjesë të opozitës parlamentare mundësuan këtë vendim me shumicë të cilësuar, duke e mbështetur atë në mënyrë konstruktive. Kjo është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, shkruan Zingraf.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po ashtu ka mirëpritur votimin sot në Kuvend.   “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret vendimin ndërpartiak të Kuvendit për të zgjatur mandatin e institucioneve të vetingut. Kjo votë njeh faktin që Kushtetuta u përket të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe ne përgëzojmë konvergjencën mes opozitës dhe maxhorancës. Përfundimi i reformës në drejtësi është i një rëndësie kyçe. Është po aq e rëndësishme që të gjitha forcat politike të vijojnë në rrugën e reformës me këtë frymë respekti të ndërsjellë për të mirën e interesit kombëtar. Prezenca e OSBE-së do të vijojë t’u ofrojë mbështetje të plotë institucioneve shqiptare, në bazë të mandatit të saj dhe të bashkëpunimit tonë afatgjatë”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se zgjatja e afateve të vettingut është kërkuar me ngulm nga faktori ndërkombëtar në vend. Ditëve të fundit ata kanë zhvilluar bisedime në selinë blu për t’i bindur këta të fundit që të votojnë pro. Pas negociatave të arritura demokratët morën në këmbim votën pro të kampit rozë për ngritjen e komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. g.v/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lulzim Basha flet pas dëshmisë në SPAK: Ja çfarë u tregova prokurorëve belgë

Story i radhës

Vdes vjë person në një aksident në rrugën Shtip-Radovish

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë