Ndërkombetarët lavdrojnë, kurse opozita kritikon marrëveshjen, çfarë paradoksi

November 25, 2022
min lexim

Aktualitetin e Kosovës po e dominon një çështje teknike, që në esencë është politike dhe që nxjerr në shesh apetitet dhe qëllimet e vërteta të Serbisë. Bëhet fjalë për konvertimin e targave me emërtime të qyteteve të Kosovës, me stemë të Serbisë, që lëshohen në Rashkë, të cilat fatkeqësisht n’a kujtojnë periudhën e Millosheviqit. Por problem nuk janë targat, ato janë vetëm pretekst, sepse qëllimi është, mbase dështoi ndarja e Kosovës, të formohet « Asociacioni », që do të nënkuptonte formimin e një parashteti në shtetin e Kosovës.

Të theksojmë se dakordësimi i parë për konvertimin e targave ilegale, është arritur me 21 gusht 2011 në kuadër të Marrëveshjes për lëvizje të lirë, kurse për herë të dytë edhe në vitin 2016.

Opozita e sotme, kur ishte në pushtet, asnjëherë nuk pati guximin t’i implementojë ato marrëveshje që ishin në favor të Kosovës. Shtrohet pyetja, pse ?! Kjo nga fakti se lidershipi i këtyre partive, duke qenë pjesë e kontrabandës dhe krimit të organizuar me strukturat paralele serbe, ishin të kapura dhe të shantazhuara me dosie nga agjenturat serbe.

Tani kur kryeministri Kurti, me vendosmëri insiston të vendosë ligjshmërinë në pjesën Veriore të Kosovës, fatkeqësisht, jo vetëm që nuk po gjenë përkrahje nga opozita, e cila vet ajo i krijoi këto probleme, por ajo me arrogancë kritikon kryeministrin Kurti, me pretekstin, tanimë banal, se po i prishë raportet me SHBA-të. Këta politikan maskarenjë por edhe disa televizione, gazetarë dhe analistë që sulmojnë Kurtin si hiena, janë në të njejtën linjë me politikat e Vuçiqit dhe janë temë diskutimi nëpër shumë mediat serbe, që i merrin ato si të mirëqena për Serbinë.

Pa dashur t’a bëjë historikun, për të cilin opinioni është në ngjarje, të përmendi se, muaj më parë Qeveria Kurti vendosi t’a zbatojë marrëveshjen për konvertimin e targave.

Me këkesë të QUINT-it dhe BE-së, Kurti prolongoi dy herë afatin e zbatimit. Para se të skadojë edhe afati i fundit, me qëllim të evitimit të eskalimit të situatës, edhe ashtu të brishtë në Veri , përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i BE-së, Joseph Borel me 21 Nëntor 2022 ftoi në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Zotin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq pë arritjen e një marrëveshje. Në takim, Zoti Kurti kishte shprehur gatishmërinë për pezullimin e afatit për konvertimin e targave ilegale, me kusht që në paragrafin e parë të deklaratës së përbashkët të thuhet se, pas këtij dakordimi, palët angazhohen për intesifikimin e bisedimeve lidhur me propozmin franko – gjerman, për arritjen e një Marrëveshje që në qendër do të kishte njohjen reciproke deri në Mars të vitit 2023. Këtë propozim, që e refuzoi kategorikisht Vuçiqi, po ashtu edhe Borel e refuzoi, madje duke e fajësuar Kosovën për këtë dështim.

Meqenëse nuk u arritë kjo marrëveshje, nga e cila u pritë shumë, me kërkesë të ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë, Zotit Hovenier, afati i targave u shtye edhe për 48 orë, që u materializua me një takim me 23 Nëntor 2022, mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, që fatmirësisht rezultoi me arritjen e një dakordësimi.

Të nesermen, vërshuan kritikat ndaj kryeministrit Kurti, madje edhe në mbledhjen e Kuvendit, duke thënë se, ate që Kurti e refuzoi ditën e hënë, e pranoi ditën e mërkurë. Mirëpo realiteti është krejtësisht ndryshe.

Së pari, propozimin e kryeministrit Kurti, që Joseph Borel e refuzoi ditën e hënë në takimin Kurti – Vuçiq, që konsistonte në dakordësimin e palëve për intesifikimin e bisedimeve lidhur me propozimin franko – gjerman, për arritjen e një Marrëveshje që në qendër ka njohjen reciproke, Borel e pranoi ditën e mërkurë.

Së dyti, ky dakordësim ka ndodhur edhe nga fakti se, kryeministri Kurti, ka marrë garanca nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Zotit Hovenier, për një implikim dhe angazhim shumë më serioz në arritjen e Marrëveshjes përfundimtare me njohje reciproke.

Kjo don të thot se, këto janë dy elementet kryesore që çuan drejt arritjes së këtij dakordësimi mes palëve, për daljen nga ky ngërç, që opozita dezinformon dhe manipulon opinionin duke dashur t’a prezentojë si dështim, por me rëndësi është se Departamenti i Shtetit Amerikan dhe BE-ja e përshëndetën këte.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndërkombetarët lavdrojnë, kurse opozita ktitikon marrëveshjen, çfarë paradoksi

Story i radhës

Pedri zbulon këshillën që ia dha Busquets atij dhe Gavit

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë