Ndarja nga jeta e Papa Benediktit XVI, Lindita Nikolla mesazh ngushëllues: Humbje e madhe për Kishën Katolike dhe qytetërimin

1 minut lexim

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka ndarë një mesazh ngushëllues për ndarjen nga këta të Papa Benediktit XVI.

Ajo thotë se kjo është një humbje e madhe për kishën katolike, Krishtërimin dhe qytetërimin! Nikolla shpreh mirënjohje për kontributin e tij në shërbim të besimtarëve, njerëzve, dashurisë, paqes, mirëkuptimit dhe humanizmit!

“Papa Benedict XVI u nda nga jeta! Një humbje e madhe për Kishën Katolike, Krishtërimin dhe qytetërimin! Mirënjohje për kontributin tetëvjeçar të Papa Benedict-it XVI në krye të Kishës Katolike, në shërbim të besimtarëve, njerëzve, dashurisë, paqes, mirëkuptimit dhe humanizmit!

Zoti i dhëntë pushim të përjetshëm dhe shkëlqimin e  dritës eterne! U prehtë në paqe! Amen!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk ishte vetëm Al Nassr, Ronaldon e kërkonte me ngulm edhe kjo skuadër

Story i radhës

Përçahet PDK-ja, shpërthejnë polemikat kundër njeri-tjetrit, sherri i Rron Gjinovcit

Të fundit nga