“Ndalova një gjakderdhje më 25 prill”, Meta: Mund të bëja kompromis me Ramën

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se mund të bënte kompromis si me kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se ai është i lidhur me Kushtetutën.

“Ilir Meta mund të bënte një kompromis me Edi Ramën dhe do ishte Presidenti më i mirë, që ka pasur historia. Por, Ilir Meta është i lidhur me popullin shqiptar, është i lidhur me Kushtetutën.
Nëse ka njëri që do të niset drejt një majë do arrijë atje ai, jam Unë! Unë i kam fituar disa beteja me Kuvendin, dhe me disa ndërkombëtarë në Venecia dhe të gjitha betejat i kam fituar.”, tha Meta.

Sakaq është ndalur edhe te çështja e shkarkimit të tij në gjykatën Kushtetuese. “Nuk është çështja më e rëndësishme shkarkimi i Presidentit të Republikës, e cila duhet të shqyrtohet me urgjencë nga Gjykata Kushtetuese. Është më e rëndësishme që Gjykata të jepte një vendim të drejtë për zgjedhjet bashkiake, nga e cila preken 3 milion shqiptarë. Çështja më e rëndësishme e Gjykatës Kushtetuese nuk ka të bëjë më Ilir Metën, por me Presidentin e Republikës. Unë nuk jap dorëheqjen se nuk jam dezertor.
Nuk e kam dhëne dorëheqjen se ky vend ishte futur në një kurth për ta destabilizuar, nuk ishte rastësi lënia e mandateve, mos hyrja e Partisë Demokratike ne zgjedhjet vendore, rastësi nuk ishte as marrëveshja e 30 qershorit”, tha Meta te syri.

Teksa ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, Meta ka shtuar se ai ka ndaluar një gjakderdhje.

“ Presidenti ka ndaluar një gjakderdhje pikërisht në ditën e zgjedhjeve, por për këtë çështje do flas pasi të mos jem më President. Presidenti ka detyrë të mbroj çdo qytetar të Shqipërisë dhe aty ku kërkohet ndihma e ime, sigurisht që unë do jem prezent.  Kur sulmohet demokracia dhe pluralizmi politik sigurisht që unë do reagojë. Ju bej thirrje te gjithe gazetareve “Mos i sherbeni me fashizmit dhe mos dezinformoni!”, tha Meta. /

Story i mëparshëm

Jeni në një lidhje që ju shkakton më shumë stres? Shenjat që do t’ju konfirmojnë

Story i radhës

​Pentagoni: Rusia po shton forcat përgjatë kufirit me Ukrainën

Të fundit nga