Ndalojnë reshjet e borës në Kukës, të gjitha rrugët janë të hapura

February 9, 2022
1 minut lexim

Reshjet e dëborës në Kukës kanë ndaluar dhe të gjitha rrugët janë të hapura.

Bashkia e Kukësit njofton se është bërë e mundur hapja e rrugëve në fshatrat Kosharisht, Topojan-Xhaferaj, Brekijë, Orgjost e fshatra të tjerë malore. Rruga Kukës- Shishtavec deri në doganë është e hapur nga mjetet dhe makineritë e firmës mirëmbajtëse.

Është bërë trajtimi me kripë dhe po mirëmbahet rregullisht. Edhe rrugët e tjera nacionale në territorin e bashkisë Kukës, janë të qarkullueshme normalisht.

Stafi i bashkisë po punon pa ndërprerë, dhe ka marrë masat e nevojshme për çdo rast emergjence. U bëjmë thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Kukës.

Ndërkohë, furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon normalisht, ndërsa probleme me energji elektrike ka në njësinë administrative Kolsh, Surroj dhe fshatrat Shpat dhe Barruç, Bushtricë.

Në dy bashkitë e tjera të qarkut Kukës, sipas KMC nuk raportohen për probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugë dhe të energjisë elektrike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbuloni një gënjeshtar brenda pak sekondave me këto 5 mënyra

Story i radhës

Tabaku: Kur propagandës i del boja, qytetarët panë dje se inceneratori i Fierit nuk ishte funksional  

Të fundit nga

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë