Ndalesa për lëvizje në pyje / Nëse dëshironi ta vizitoni Malin Sharr, regjistrohuni në këtë mënyrë

July 17, 2023
1 minut lexim

Parku Kombëtar Mali Sharr ka njoftuar se përskaj vendimit të Qeverisë për ndalesë të lëvizjes në pyjet e Maqedonisë së Veriut, për ta vizituar këtë Park Kombëtar duhet të regjistrohen në linkun më poshtë ose në Drejtorinë e Parkut Kombëtar prej orës 09:00 deri në ora 15:00, transmeton TV21.

Të dhënat që nevojiten për t’u regjistruar në Drejtori:

  • emri dhe mbiemri
  • numri amë
  • targat e mjetit motorik
  • data e vizitës dhe kohëzgjatjes së qëndrimit
  • lokacioni/vendi ku do të lëviz

Linku i regjistrimit: https://www.sarmountain.org.mk/evidenten-list-posetiteli

“Me qëllim që të parandalohen pasojat e papëlqyeshme, ju rikujtojmë se në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr është rreptësishtë e ndaluar të ndizet zjarr në hapësirë të hapur, mos të hedhen shishe të qelqit dhe plastikës, mos të bëhet ndezja e mbeturinave dhe mjeteve tjera zjarrvënëse dhe mos të hedhen bishta dhe filtera cigaresh të ndezura”, qëndron në njoftimin e PKMSH-së.

Vizitori obligohet ta lëshojë zonën rreptësishtë të mbrojtur deri ora 17:00, ndërkaq nëse vërehet zjarr të paraqiten në numrin e tel. 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza./TV21

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zjarret në Greqi/ “Humbëm gjithçka që kishim”, banorët: Zjarrfikësja erdhi me vonesë

Story i radhës

Presidenti Erdoğan mbërrin në Arabinë Saudite për bisedime

Të fundit nga

ShkoLartë