Ndalesa e shamisë në një shkollë të Gjakovës, flet Hoxhë Abazi

min lexim

Hoxhë Husamedin Abazi ka thënë se ndalimi i mbulesës në Shkollën e Mesme Teknike në Gjakovë, në një shenjë ndaluese bashkë me armët, pijet alkoolike e duhanin, ishte skandal që s’ka mundur të paramendohet.

“Vërtet ishim të shokuar nga një çështje e tillë të cilën nuk mund ta paramendonim se mund të na ndodhë, sidomos në institucionet ku do të duhej të reflektojnë kulturë, arsim dhe edukim. Ajo që vërtet ka ndodhur në këtë shkollë është e pafalshme, megjithëse na gëzon fakti që shpejt u intervenua dhe është larguar ajo reklamë e cila veç edukim dhe kulturim i nxënësve tanë nuk është”.

“Ka qenë një skandal të cilin shpresojmë që mos ta bëjë asnjë shkollë tjetër, e mos të them ministria e Arsimit apo institucionet lokale të komunave të ndryshme”.

Hoxhë Abazi, në një lidhje në “Edicionin Special”, ka thënë se është i pafalshëm diskriminimi i nxënësve.

“Për fat të keq kjo flet për një gjendje vërtet katastrofale të mendësisë që është mbjellë tek disa prej përgjegjësve të arsimit – drejtorëve apo drejtoreshave që kemi në shkolla – e që vërtet ky anomalitet që po ndodh tash e 10 vjet me diskriminimin e nxënësve dhe studenteve tona mendoj se është i pafalshëm dhe mendoj se çdo kosovar është i habitur se një udhëzim i tillë ende nuk është anuluar. Shumëçka ka ndryshuar në Kosovën tonë, kemi punuar të gjithë së bashku dhe kemi ëndërruar që t’i realizohen të drejtat çdo individi. Një prej diskriminimeve që bëhen ende ndaj vajzave është edhe ky që të privohen nga ndjekja e mësimit”.

Ai ka ripërsëritur se kjo ndalesë është, sipas tij, skandal të cilin thotë se s’e kanë pritur në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Është anomali e llojit të vet dhe që s’është duke ndodhur askund në Evropë, me përjashtim të kësaj Kosove ku edhe ditën e sotme na ndodhin këso skandale të pacipa. Këto gjëra më së paku i kemi pritur të na ndodhin edhe mu në prag të Ramazanit, kur ne presim që të hyjmë në këtë muaj të bekuar”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Biden thotë se Putini mund t’i ketë vënë këshilltarët në arrest shtëpiak

Story i radhës

Gjumi pa jastëk: Përfitimet dhe efektet në shtyllën kurrizore

Të fundit nga