ndahet nga jeta samka ibraimovski ish deputeti ne kuvendin e maqedonise se veriut 6ae925b753316

Ndahet nga jeta Samka Ibraimovski, ish-deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

November 3, 2026
1 minut lexim

Ka ndërruar jetë Samka Ibraimovski, kryetar për shumë vite i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PÇER), ish-deputet dhe anëtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij përmes rrjeteve sociale.

„Me pikëllim të madh ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai ynë i dashur, Samka Ibraimovski. I japim lamtumirën një njeriu që gjithmonë përpiqej t’u ndihmonte të tjerëve, edhe atëherë kur kjo dukej e pamundur“, ka shkruar djali i tij në Facebook.

Ibraimovski ka lindur më 27 shtator të vitit 1954 në Tetovë, ndërsa arsimin e lartë e ka përfunduar në Fakultetin e Menaxhmentit në Novi Sad.

Angazhimin e tij politik e nisi në PÇER, ndërsa gjatë karrierës u zgjodh deputet në Kuvend. Ai ishte i njohur për angazhimin e tij politik dhe përfaqësimin e interesave dhe të drejtave të komunitetit rom në Maqedoni.

Përveç karrierës politike, Ibraimovski ka ushtruar edhe funksione drejtuese në institucione dhe organizata të ndryshme, ndër të cilat edhe në Qendrën e Pranimit për Azilkërkues në Shkup.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot filloi rigjykimi per rastin onkologjia 2 6ae90b8322963
Lajmi i mëparshëm

Sot filloi rigjykimi për rastin “Onkologjia 2”

mesoi te pilotonte avionin para se te merrte patenten e makines humb jeten ne aksident tragjik ne florida 6ae926815d334
Lajmi i radhës

Mësoi të pilotonte avionin para se të merrte patentën e makinës, humb jetën në aksident tragjik në Florida

Të fundit nga

ShkoLartë