sot filloi rigjykimi per rastin onkologjia 2 6ae90b8322963

Sot filloi rigjykimi për rastin “Onkologjia 2”

November 3, 2026
1 minut lexim

Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia 2”, kundër ish-drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, sot nisi nga e para në Gjykatën Penale në Shkup, për shkak të ndryshimit të një anëtari të trupit gjykues.

Të dy të akuzuarit përsëritën se nuk ndihen fajtorë.

Mbrojtja e Vasevit pretendon se aktakuza bazohet në supozime dhe jo në prova konkrete, ndërsa avokatja e Nuhit reagoi për dorëzimin e provave shtesë nga Prokuroria.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2018-2022, përmes furnizimeve të paligjshme dhe keqpërdorimit të barnave, buxhetit i është shkaktuar dëm prej gati 36 milionë eurosh.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

publiku vendosi anjeza ne nominim te perhershem 6ae90af06cac9
Lajmi i mëparshëm

Publiku vendosi, Anjeza në nominim të përhershëm

Të fundit nga

ShkoLartë