Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare bashkëthemeluesi i Adobe Dr. John Warnock

min lexim

Bashkëthemeluesi i Adobe Dr. John Warnock u nda nga jeta ditën e Shtune në moshën 82 vjeçare bëri të ditur kompania duke lënë pas bashkëshorten e tij, dizajneren grafike Marva Warnock dhe tre fëmijë.

Warnock themeloi kompaninë revolucionare të softuerit Adobe së bashku me bashkëpunëtorin e tij Dr. Charles Geschke në 1982. Marva Warnock dizajnoi logon origjinale të kompanisë dhe Adobe lançoi programin e parë, softuerin desktop Adobe PostScript, 2 vite më pas.

Warnock shërbeu si CEO i kompanisë deri në 2000 dhe ndau rolin e kryetarit të bordit së bashku me Geschke deri në 2017-ën. Warnock mbeti pjesë e bordit drejtues të kompanisë.

Përmes një email-i dërguar punonjësve ku i informonte për ndarjen nga jeta të Warnock, CEO i Adobe Shantanu Narayen shkruante se “ai ishte një prej shpikësve të mëdhenj të gjeneratës sonë me ndikim të madh në mënyrën sesi komunikojmë përmes videove, imazheve dhe fjalëve.”

Ndërveprimi im me John përgjatë 25 viteve të kaluara kanë qenë kulmi i karrierës sime profesionale.”

Emri i Adobe u popullarizua përmes softuerëve si Adobe Acrobat dhe Adobe Photoshop por kompania ruajti një portofol të gjerë aplikacione për industri të ndryshme. Gjatë drejtimit të Warnock si CEO, Adobe krijoi softuerë për bizneset, dizajnin grafik, fotografinë, video editimin, regjistrimet audio e shumë të tjera të cilat shërben si standarde për industrinë.

Dr. Warnock është shpërblyer me disa medalje si Medalja Kombëtare e Teknologjisë dhënë nga ish presidenti Amerikan Barack Obama, Medalja e Sipërmarrësit Kompjuterik dhënë nga IEEE Computer Society, Medalja e Arritjes nga Shoqata Amerikane e Elektronikës dhe Çmimi Markoni për kontributin në shkencat kompjuterike. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Presidenti Erdoğan takoi homologen hungareze Novak

Story i radhës

Izraeli do të shpenzojë 843 milionë dollarë për të zgjeruar kontrollin mbi Kudsin Lindor të pushtuar

Të fundit nga