Ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare artisti i njohur shqiptar, kolegët japin lajmin e hidhur (FOTO LAJM)

1 minut lexim

Bledar Bujupi, kornist në Filharmoninë e Kosovës, ka vdekur të hënën, ka njoftuar Filharmonia të martën.

Bujupi, sipas njoftimit, vdiq papritmas në moshën 31-vjeçare.

“Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë (Klasa: B. Gashi) ndërsa atë universitar në Fakultetin e Arteve – Dega e Artit Muzikor në Universitetin e Prishtinës (Klasa: A. Goshev dhe A. Canaj). Ka punuar edhe me instrumentistë të njohur ndërkombëtar si: Guido Curti (Itali), Gregory Jones (SHBA), Premysl Vojta (Çeki) etj. Që nga viti 2012 ishte anëtar i Filharmonisë së Kosovës. Krahas aktivitetit me orkestrën filharmonike, Bujupi ishte edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit ‘Prishtina Brass’. Ka realizuar koncerte recitale dhe ishte pjesëmarrës në formacione orkestrale si ‘Albanian Youth Orchestra’ dhe ‘Kosovo Youth Orchestra’”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë së Kosovës, postuar në Facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KOMF-i: Mos i shkelni të drejtat themelore të fëmijëve

Story i radhës

Partia e Lirisë sërish në SPAK: Kompania e inceneratorit të Tiranës i dha hua punonjësit, më pas i shiti tokë

Të fundit nga