Ezekiel Laveci i ka dhënë fund marrëdhënies së tij 3-vjeçare me Natalia Borges, pas shumë uljengritjeve.
Mediat argjentinase tregojnë se modelja braziliane nuk mund t’i duronte më tradhtitë e ish-sulmuesit, për të cilin gjatë kësaj periudhe janë zbuluar jo vetëm biseda të shumta me femra të tjera, por edhe foto krah tyre.
Gjithsesi, reagimet e tyre nëpër rrjet pas lajmit kanë qenë të ndryshme, me Lavecin që i ka ende fotot me modelen, ndërkohë që Borges i ka fshirë të gjitha fotot e tyre së bashku.
Natalia ka “marrë hak”, duke postuar foto të nxehta në rrjet, ku shfaqet në një superformë dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithë fansave.