​NATO i kërkon Rusisë të rinovojë marrëveshjen e grurit

October 30, 2022
1 minut lexim

NATO-ja i kërkoi Moskës të dielën të rinovojë urgjentisht një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila i lejonte Ukrainës të vazhdonte eksportin e grurit përmes Detit të Zi në mes të një krize globale ushqimore.

Presidenti rus (Vladimir) Putin duhet të ndalojë përdorimin e ushqimit si armë dhe duhet t’i japë fund luftës së tij të paligjshme kundër Ukrainës,” tha zëdhënësja e NATO-s.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të rinovojë urgjentisht marrëveshjen, duke mundësuar kështu që ushqimi të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë”, shtoi Oana Lungescu.

Të gjithë aleatët e NATO-s e mirëpritën marrëveshjen e arritur me ndihmën e Turqisë.

“Eksportet kanë kontribuar në uljen e çmimeve të ushqimeve në mbarë botën,” tha Lungesku.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkrime provokuese në Blagoevgrad

Story i radhës

Shakira shkon bashkë me fëmijët e saj në një festë për ‘Halloween’, por krijon probleme. Ja çfarë bëri këngëtarja

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë