NATO është informuar për paraqitjet për bomba, në MPB është formuar shtab i posaçëm

1 minut lexim

Disa objekte në shtet edhe dje u evakuuan për shkak të paraqitjeve për mjete shpërthyese, për të cilat, si edhe në ditët e kaluara, u konfirmua se janë të rrejshme pas kontrolleve nga njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Për paraqitjet për bomba kompetentë dje i njoftuan edhe strukturat e NATO-s, në MPB tashmë është formuar shtab i posaçëm, ndërsa pritet të thirret edhe Këshilli për koordinim ku do të bisedohet për aspektin e sigurisë nacionale.

Gjatë ditës së djeshme, paraqitje për bomba pati në dhjetë shkolla të Shkupit dhe pesë të Manastirit, Aeroportin ndërkombëtar Shkup, QS “Boris Trajkovski”, Arenën nacionale “Toshe Proeski”, Federatën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Ist Gejt Moll, si dhe disa hotele.

Nga objekti i hotelit “Aleksandar Pallas” u anulua konferenca vjetore e Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut ku duhej të fliste kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Story i mëparshëm

Vendimi i gjykatës në SHBA që ndez polemika

Story i radhës

Alarme për sulme ajrore aktivizohen në gjithë Ukrainën, autoritetet kërkojnë nga popullata të strehohet

Të fundit nga