NASA përgatitet për lëshimin e misionit Hënor

NASA ka vendosur një objektiv agresiv për misionin e saj Hënor Artemis 1 pas një testimi të suksesshëm më 20 Qershor të raketave SLS të cilat do të kryejnë fluturimin në hapësirë.

Në një intervistë një përfaqësues i programit të eksplorimit tha javën e kaluar se NASA po punon për lançimin e Artemis 1 mes datave 23 Gusht – 6 Shtator.

NASA kishte planifikuar të bënte testimet më 26 Korrik dhe 10 Gusht. Përpara se fluturimi të planifikohet, teknikët duhet të përfundojnë fazën përfundimtare të përgatitjes së raketave SLS duke zëvendësuar disa valvula të cilat shkaktuan një rrjedhje hidrogjeni gjatë testimit të 20 Qershorit.

Sapo Artemis 1 të lëshohet, do të dërgojë në Hënë një mjet i cili do të udhëtojë përgjatë planetit për të studiuar sesi fluturimi në Hënë do të ndikojë në trupin e njeriut. Më pas Artemis II do të dërgojë katër astronautë në gjysmën e dytë të dekadës. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mungesa e gjykatësve, Tupançevski: Riorganizim të brendshëm në gjykata e prokurori

Story i radhës

Lufta në Ukrainë dhe gazi në Ballkanin Perëndimor

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish