Mungesa e gjykatësve, Tupançevski: Riorganizim të brendshëm në gjykata e prokurori

Pas dështimit të propozimit për vazhdimin e funksioneve të gjykatësve dhe prokurorëve që plotësuan kushtet për pensionim, ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski propozon riorganizim të brendshëm të gjyqësorit dhe prokurorisë. Sipas tij ka gjykata dhe prokurori të stërngarkuara me punë, ka të tjera që janë të angazhuara shumë pak.

“Në shtetin tonë ka gjykata dhe prokurori të cilat janë të stërngarkuara dhe ka gjykata dhe prokurori publike që praktikisht kanë gjykatës dhe prokurorë që punojnë nën normat e parapara. Në këtë drejtim kjo është zgjidhja e vetme për momentin që cili do të mund të kisht kontekst praktik. Me delegimin e gjykatësve dhe prokurorëve atje ku ka mungese do të mundemi përafërsisht ta kompenzojmë atë që mungon.”, tha ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski.

Edhe pse priten pensionime të radhës të gjykatësve dhe prokurorëve të tjerë Tupançevski thekson se sitata do të tejkalohet me 50-60 kandidatët e Akadmisë për gjykatës dhe prokurorë që do të përfundojnë këtë vit. Ka dhe 97 kandidatë të ri të cilët për për rreth 2 vjet do të jenë pjesë e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe kjo sipas Tupançevskit do të nënkupton plotësim apo freskim të sistemit gjyqësor dhe prokuoririal në vendin tonë. Të premten Këshilli gjyqësor përshkak të plotësimit të kushteve për pensionim shkakroi 40 gjykatës. U shkarkuan edhe 10 prokurorë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bekteshi: Pothuajse 50% e punëtorëve që vijnë të punojnë në RMV janë nga Turqia!

Story i radhës

NASA përgatitet për lëshimin e misionit Hënor

Të fundit nga