NASA lançon raketën Artemis I të misionit Hënor pas disa muajsh përpjekje

Raketa Artemis 1 e NASA është lëshuar për herë të parë duke ndriçuar qiellin e Qendrës Hapësinore Kennedy në udhëtimin e saj drejt Hënës.

Artemis 1 tashmë po ndjek një orbitë eliptike rreth Tokës përpara se injektimi trans-hënor ta vendos atë në kursin e Hënës.

NASA shtyu lëshimin e Artemis 1 disa herë pas problemeve teknike që u hasën në tentativat e mëhershme. Agjencia kishte vendosur fat përfundimtar datën 14 Nëntor por Uragani Nicole shtyu planet.

Për herë të parë agjencia provoi të lëshonte Artemis 1 në hapësirë më 29 Gusht, por problemet me motorin dhe rrjedhjet e hidrogjenit anuluan çdo gjë.

Tentativa e dytë e lançimit në Shtator nuk shkoi siç gjithashtu ndërsa NASA zhvendosi sistemin e lançimit SLS dhe mjetin Orion në ambiente të brendshme për ti mbrojtur nga Uragani Ian.

Ky mision konsiderohet historik sepse i hap rrugë rikthimit të njerëzit në Hënë për herë të parë pas gjysmë shekulli.

Është i pari i disa misioneve që NASA synon të realizojë për të ndërtuar një bazë në Hënë. Artemis II do të ndjekë një rrugë të ngjashme por me astronautë në bord.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Publikohen pamjet që tregojnë tërë rrugëtimin e të dyshuarës për vënien e bombës në Stamboll

Story i radhës

Eksporti i Turqisë në Ballkan tejkalon 17 miliardë dollarë në 10 muajt e këtij viti

Të fundit nga