Kur Misha Glenny, në shkurt 1991, i kishte dërguar një raport BBC, si ka shkruar vetë, me disa terma ogurzeza, se udhëheqësit e Jugosllavisë “po trazonin një kazan gjaku, që së shpejti do të vlonte e do të derdhej”, eprorët në BBC e kishin qortuar për materialin e dërguar se po ngjallte “panik.” Duke i thënë se tani është fundi i shekullit XX, e jo fillimi, dhe se në Ballkan nuk do të kishte kurrfarë lufte. Megjithatë lufta plasi, redaktorët e lajmeve, të panjohur me Ballkanin ishin befasuar nga rikthimi i çështjes boshnjake dhe i dhunës mes serbëve e kroatëve, politikanët ishin gjetur gjithë të papërgatitur. Pra, kishte qenë një miopi, e cila kishte prekur shumë elitat e Evropës perëndimore e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mu si tani me agresionin Rus në Ukrainë. Kishte dy shkaqe.
E para se më 1989, Evropa festonte rënien e komunizmit si fillim të një epoke të re dhe se pas një Lufte të ftohtë, si në Lindje ashtu dhe në Perëndim, tani do pritnin të ndërtonin “shtëpinë e përbashkët evropiane”. Kështu kjo na kishte qenë një utopi.
Shkaku i dytë, që politikanët u gjetën të papërgatitur kishte qenë se ishin të zënë me një problem tjetër rajonal mjaftë të vështirë. Nga gushti 1990 Iraku kishte bërë agresion në Kuvajt, pra vëmendja kishte qenë rreth luftës së gjirit. Dhe po në këtë muaj, kishte ndodhur një shkëmbim zjarri mes policisë kroate dhe rebelëve serb në një konflikt të shkurtër të armatosur në Knin. Serbët ishin të nxitur nga bashkëpunëtorët e Millosheviqit. Beogradi kishte filluar të lëvizte figurat në “tabelën e shahut”.
Rindezja e një konflikti të paqartë në Ballkan dukej një gjë e vockël përballë tensionit në Lindjen e Mesme.
Kur administrata e Bushit kishte dislokuar forcat e mëdha ushtarake në Arabinë Saudite, me mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB. serbët në Knin shtuan veprimtarinë e formacioneve paraushtarake. Pas bisedimeve të pafrytshme me presidentin kroat Franjo Tugjman, serbët shpallën krijimin e Krahinës Autonome Serbe të Krainës (SAO Krajina).
Kjo kronologji e shkurtër, të mësojmë se çfarë kishte shkuar keq. Ku qëndron simetria me rrethanat e sotme gjeopolitike po dhe në Kosovë?
E para, tani viti 2022,Evropa nuk arriti të përmbylli ndërtimin “shtëpinë e përbashkët evropiane”, rrethanat e krijuara po shënojnë kthimin e “Luftës së ftohtë”, kjo një asimetri me vitin 1989.
Evropa kërcënohet nga fashizmi dhe neokolonializmi
Në të sotmen, kemi agresionin rus në Ukrainë. Tani e kemi më afër një krizë të një konflikti të mundshëm, mes dy fuqive globale në Evropë. Polonia paralajmëronte për një përshkallëzim të mundshëm të armatosur në kufirin e saj me Bjellorusinë, ndërsa mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë kufirin për të hyrë në Bashkimin Evropian. Përgjatë kufirit Bjellorusia kishte ngritur edhe avionët supersonik me armatim nuklear. Situata ishte shumë e tensionuar dhe alarmante.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, shprehu mbështetjen për vendin aleat Bjellorusinë teksa konfirmoi komunikimin e vazhdueshëm përmes të gjitha kanaleve të mundshme, përfshirë atë të shërbimeve sekrete. Ndërsa ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, fajësoi perëndimin për këtë, duke theksuar se politikat e vendeve perëndimore çuan në këtë gjendje që po ndodhë. Paralel me krizën në kufi, Rusia dhe Bjellorusia kishin vijuar me stërvitjen e përbashkët të trupave ushtarake.
Qeveria polake akuzon Bjellorusinë se po i drejton emigrantët drejt kufirit, si pjesë e një lufte hibride. Presidenti polak, Andrzej Duda kërkoi ndërkohë mbështetje tek Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Zëdhënësi i NATO-s, James Appathurai tha në një intervistë për Deutsche Ëelle, se NATO është solidare me Poloninë.
Sërish një vatër krize që mund të shpërthej në kufirin e Ukrainës me Rusinë. Kievi ka ngritur alarmin rreth një grumbullimi të forcave ruse pranë kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë, dhe për një shtim të dhunës përgjatë vijës së kontaktit që ndan trupat ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia në Donbass. Ndërsa konflikti në Ukrainë intensifikohet, vullnetarët serbë bëhen gati për luftë. Dhe agresioni rus në Ukrainë ndodhi dhe kësaj nuk po i shihet fundi.
Duhet përkujtuar që ishte pikërisht presidenti, Aleksandar Vuçiq, i cili vazhdimisht ka deklaruar se çështja kryesore apo kyçe e cila do të diskutohet në takimet e radhës në Bruksel është pikërisht Asociacioni.
Fillimisht Vuçiq tha se padyshim që do të vazhdojnë dialogun me palën kosovare, por që tema e parë që duhet të flitet është formimi i Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. “Sigurisht ne do të vazhdojmë dialogun, vetëm se tema e parë duhet të jetë formimi i komunave me shumicë serbe, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e Bashkimit Evropian”.
Ai madje ka kërcënuar se pala serbe mund të tërhiqet nga dialogu në rast se Kosova nuk e themelon Asociacionin. “… Nuk ka asgjë nga kjo punë. Ose do ta formojnë Asociacionin ashtu sikur jemi pajtuar, pra me kompetencat që janë nënshkruar në Bruksel, ose ne ju themi faleminderit. Ju punën tuaj ne punën tonë dhe një ditë do të takohemi”, kishte deklaruar kryetari i Serbisë .Ky si një kërcënim nga Vuçiq.
Kjo kundërpërgjigje e Vuçiq erdhi pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ligjërimit në një universitet amerikan tha se Prishtina mund të krijojë Asociacionin i cili nuk e ka asnjë kompetencë ekzekutive, pra në formën e një organizate jo-qeveritare.
…hapi që Lista serbe të dali nga institucionet e Kosovës
Kështu një simetri, me “Srpska Krajina” 1990, mund të jetë, po ndodhë shpallja e njëanshme e formimit të Bashkësisë së komunave serbe (ZSO) nga ana e serbëve në veri të Kosovës
Po, si do duhet të reagoj Qeveria e Kosovës?
Mendoj se institucionet e Kosovës ta shpallnin si jo kushtetues dhe jashtëligjshëm veprimin e tyre për ZSO. Duke iu shmangur deklarimeve ,duke injoruar.
Qeveria të mos marri veprime të pamatura me strukturat e sigurisë, pra Policisë së Kosovës.
Një veprim ndryshe do i shkonte përshtati Serbisë duke shkaktuar dhunë dhe një konflikt, qoftë edhe i shkallës së ulët, por që mund të eskalonte dhe dilte jashtë kontrollit. Serbia do përshkallëzonte gjendjen me plasimin e gënjeshtrave dhe propagandës, pse jo edhe të përsëriste një rast si “panda”, tani në Mitrovicë. Këto të gjitha të njohura për strukturat e sigurisë së Kosovës.
Komunave Serbe (ZSO) në veri të Kosovës”. Duke shtuar: “Në rastin e mos formimit të ZSO dhe nuk do hynte me hapat institucional, duke filluar që nga takimi i parë i nëntorit në Bruksel, Lista srpska dhe populli serb do të dali nga të gjitha institucionet e Prishtinës”.
Aleksandër Vuçiq, është betuar për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar, duke e mbajtur në dorën e djathtë ë Kushtetutën e Serbisë.
Gjatë fjalimit, Vuçiq është betuar që do të mbrojë integritetin territorial të Serbisë “duke e përfshirë Kosovën si pjesë të saj”.
Serbia vazhdon me pretendimet territoriale ndaj shteteve fqinje, qëllime të projektit të “Serbisë së Madhe”, vëmendje dhe cak mbeten shtetet anëtare të NATO-s në rajon. Nuk është rastësi që kemi pareshtur acarime të marrëdhënieve të Serbisë me Kroacinë dhe me Malin e Zi si anëtarë të NATO-s, ashtu shtet kandidat për në BE, qëllimisht nuk ka plotësuar një pjesë të mirë të kushteve dhe të parametrave, për pranim në BE. Politika, që po ndjek qeveria dhe diplomacia serbe, tërheq dhe me shtete të tjera që aspirojnë për në NATO si Bosnje-Hercegovina dhe Kosova.
Serbia nuk e ka më prioritet anëtarësimin e saj në BE. Në datën 23 prill nënpresidenti i “Lëvizjes Europiane në Serbi”, Vladimir Medjak, deklaroi në portalin serb “europeanwesternbalkans” se “Integrimi europian nuk është një prioritet i qeverisë së Serbisë” .
Vuçiq po përcjell kryeministrin Orban, janë në sintoni për euroskepticizmin dhe linjën e putinofilisë sa që janë pajtuar për deponimin e gazit në Hungari. Nuk do ishte habi që edhe ky të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme sikur, Viktor Orban.
Pas bisedës të Vuqiç me Putinin për aranzhmanin për gazin rus, është kuptuar se në këtë bisedë është bërë fjalë edhe për Kosovën, edhepse linja telefonike ishte e siguruar me një teknologji të lartë, ku zërit i bëhet kodimi me sinjalin digjital që nuk mund të thuhet assesi. Vladimir Putin është i njohur se nuk shfrytëzon telefonat mobil, sa edhe bisedat që bënë brenda Rusisë janë të shifruar për bisedat ne rëndësi të veçantë. Atëherë se çfarë mesazhi do i ketë përcjell Vuçiqit ,lidhur me Kosovën mund të hamendësojmë apo spekulojmë. Vuçiq me këtë bisedë ka ngritur lojalitetin politik ndaj Rusisë si dhe Vuçiq ka ngritur edhe për një shkallë uljen në dy karriga. BE nuk po arrin të harmonizoj qëndrimet rreth çështjes së Rusisë ,në veçanti në planin energjetik. Dhe këtu Vuçiq po gjen hapësirë manovrimi.
Dialogu në BRUKSEL tani më “i vdekur!”
Pas “zakletvës” të presidentit Vuçiq,mendoj se Dialogu në Bruksel është i vdekur, duke dhënë mesazhin dhe bashkësisë ndërkombëtare, se Serbia nuk do e njoh Pavarësinë e Kosovës dhe se arritja e një marrëveshje është “perpetum mobile”. Aleksandër Vuçiq, është betuar për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar, duke e mbajtur në dorën e djathtë Kushtetutën e Serbisë. Gjatë fjalimit, Vuçiq është betuar që do të mbrojë integritetin territorial të Serbisë “duke e përfshirë Kosovën si pjesë të saj”. Ky një kërcënim drejtë Kosovës ,si një agresion aktiv që mund të përkthehej në një agresion ushtarak drejtë integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. Dhe asnjë reagim nga BE po edhe SHBA?!
E pa kuptuar se si vazhdon akoma joshja ndaj Serbisë, qartazi kjo është një Guberni e Rusisë. E habitshme se Serbisë nuk iu vënë sanksione e cila nuk sanksionon Rusinë po edhe gjykimin e agresionit rus në Ukrainë nuk e bëri në mënyrë eksplicite.
Se çfarë u bisedua për Kosovën, këtë nuk mund ta themi. Ndoshta me ardhjen ministrit të jashtëm rus Llavrov në Beograd do mund të kuptojmë qëllimin nga ana tjetër, sikur druajmë nga ajo se Rusia mund të përhapi luftën edhe në Ballkan. Është një simetri e një lufte ndoshta do e dekodojmë pas vizitës së tij, se çfarë mesazhi do sjelli nga Kremlini.
Dialogu në Bruksel duhet të vazhdoj si obligim ndërkombëtar, duke u kujdesur dhe me këmbëngulësi të mbrohet sovraniteti dhe integriteti. Dialogu në këso rrethana nuk do të prodhojë marrëveshje- Serbia nuk do e njoh Kosovën, por ne të jemi të zgjuar që topi të mbetet në fushën e Serbisë. Jo ne të tërhiqemi nga dialogu. Të jemi të vëmendshëm dhe të ruhemi nga ndërskamcat nga BE-ja!
Atëherë Qeveria të mos harxhoj energji në dialogun duke kthyer tërë potencialin në lobimin për pranim në Këshillin e Evropës dhe partneritetit për paqe në Aleancën Veriatlantike dhe hyrjes në NATO.