Narkomania në Kosovë – Gjenocid në heshtje

March 19, 2022
min lexim

Jetojmë në një botë me kundërthënie të mëdha shoqërore e ekonomike e dërmuar nga lufta e fundit që u zhvillua në Kosovë dhe se fundit me rrugë të ndryshme të helmuar nga tregtia ilegale me narkotikë ku konsumimi i tyre qofshin ato natyrore apo sintetike si lëndë keqpërdorimi, shkaktojnë varshmerinë e shpejtë psikike dhe fizike, çmendurin dhe vdekjen e quajtur si sëmundje e varshmerisë – narkomania.

Bashkësia botërore po shfaq brengosje të madhe për shkak të kontrabandës dhe tregtisë së palejuar me drogë e me pije të ndryshme narkotike-sidomos për kriminalitetin e narkoma-nëve në Kosovë, kështu që Policia e EULEX-it në luftë kundër korrupcionit dhe krimina-litetit të organizuar,me ardhjen e një numri të konsiderueshëm nga Portugalia dhe Franca, pritjet shoqërore për një luftë të suksesshme kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar pritën që të rritën e në veçanti me njësitet speciale për luftimin dhe parandalimin e tregtisë së palejuar me pije te ndryshme narkotike i cili aktivitetin e vet po e zhvillon nëpër të gjitha pikat kufitare dhe në tërë territorin e Kosovës ku ky angazhim është në dobi të mbarë popullatës së Kosovës që edhe në Kosovë mos të paraqitet sëmundja e varshmerisë e quajtur narkomani si pasojë e konsumimit te drogave apo pijeve të ndryshme narkotike.

Sot narkomania nënkupton prirjen e sëmur për të përdorur vazhdimisht pijet e ndryshme narkotike(drogat), qofshin ato natyrore ose sintetike, që të personat që i konsumojnë ato, shkaktojnë pasoja shumë të rënda të natyrës sociale, shëndetësore, kriminale, degradojnë dhe shkatërrojnë familjen, me pasoja të rënda dhe për sjelljen normale të njeriut në shoqëri. Kjo dukuri tani është problem me përmasa botërore, dhe çka është ma e keqja, kjo sëmundje sociopatologjike po përqafohet nga kategoria më e re,nga të rinjtë.

Kosova në rrethana të pavolitshme pa njohuri të sakta

Në Kosovë si shteti ma i ri thuaja në Botë, nuk ka njohuri të sakta për numrin e personave që janë të varur nga narkotiket. Përkujdesja shoqërore ndaj narkomanëve dhe sëmundjes së narkomanisë është tejet e vogël-thuaja gjenocid i pjeshshën në heshtje, ndaj një popullate shumë të re sepse në krejt Kosovën a janë dy a tre ekspertë për mjekimin dhe shërimin e narkomanëve, ndërsa narkomania si pasoje e konsumimit të pijeve të ndryshme narkotike është bërë njëra prej sëmundjeve më të renda sociale të narkomanët sepse më të madhe po konsumohen narkotikët e llojeve ma të ndryshme e gjithë kjo si pasojë e kushteve të pavolitshme ekonomike e sociale dhe shprehje e marrëdhënieve të parregulluara shoqërore që po e përjetojmë sot nga papunësia e madhe te të rinjtë kosovar. Kodi penal i Republikës së Kosovës në fuqi më dekretin Nr.DL-65-2018 i cili kod për se shpejti pritet që të ndryshohet dhe pjesërisht të plotësohet, me nenin 267,268 dhe 269 pritet që dënimet të ashpersohen që të parandalojë veprat penale të blerjes, posedimit, shpërndarjës dhe shitjes së paautorizuar e narkotikeve të rrezikshëm dhe e substancave narkotike, prodhimit dhe përpunimit të paautorizuar i narkotikëve të rrezikshem me lehtësimin e sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotropike apo analogëve të rrezikshme duke sjellë efektet e veta juridike të parandalojë me të madhe shumë forma të kriminalitetit të organizuar e në veçanti të tregtisë së palejuar me narkotikë (droga), kështu që të ruhet ardhmëria e një shteti që varet nga rinia e shëndoshë, sepse Republika e Kosovës me shtetësin e saj ka rini të shëndoshë. Konsumimi, kontrabandizmi, shpërndarja,shitja e keqpërdorimi i narkotikëve (drogave) nga ana e disa personave, kudo që paraqitet kjo dukuri e rrezikshme,merret si pikë e zezë, kurse shitja e tyre si shitje e vdekjes me fitimet jashtëzakonisht të mëdha me narkotikë.

Hapja dhe liberalizimi i kufijve i shtetit më të ri –Kosovës-të mos keqpërdoren

Fitimet jashtëzakonisht të mëdha të tregtisë me narkotikë, nxisin shtimin e numrit të organizatave profesionale kriminale që merren me shitjen e narkotikëve. Konsiderohet se 65% të narkotikëve bartën me anije, 25 perqind me automjete dhe 10 perqind me aeroplan dhe me trena. Për të arritur,”sukses”në tregun me narkotikë, kryhet organizimi i mirë i rrjetit dhe i keqpërdorimit tregtar. Në kuadër të veprimtarisë kriminale të kontrabandizmit e tregtisë me narkotikë, viteve të fundit ka përpjekje jo vetëm të tranzistimit të narkotikëve nëpër Kosovë, por edhe të strehimit ose të deponimit aty të disa sasive. Duke pasur parasysh ndalimin e shitjes me ligje, të keqpërdorimit dhe të qarkullimit ilegal të drogave apo të pijeve të ndryshme narkotike në tërë botën, tregtia nga organizatat kriminale që merren me kriminalitetin e organizuar-shitjen e drogave,grupet e ndryshme kriminale e kryejnë në një mënyrë sa ma konspirative dhe ilegale. Kosova duhet dhe ka mundësi, sa nuk është bërë vonë, që nëpër pikat kufitare të caktojnë doganier të specializuar, policë shumë të mirë të Njësitit special për luftimin e tregtisë së palejuar me narkotikë me qenë të stërvitur për nuhatjen e drogës për zbulimin e narkotikëve apo drogave, qofshin ato natyrore apo sintetike me një kontroll rutinor e të shpejtë, por pa pengesa të zhvillimit normal dhe të qarkullimit të udhëtarëve. Kalimi i tyre mos të jetë i mërzitshëm-sepse kjo dukuri i shkon në dëm të vet zhvillimit tregtar dhe turistikë të Kosovës.

Është dështim i njëmendët doganor nëse përherë insistohet që keqpërdorimi dhe zbulimi i drogave apo i pijeve narkotike të kryhët në vet pikat kufitare. Parandalimi i tregtisë së palejuar me droga apo me pije të ndryshme narkotike nuk luftohet vetëm në kufi. Kosova me liberalizimin e kufijve dhe me hapjen e tyre gjatë kontrollimit doganor duhet ti përmbahet parimeve të kontrollit doganor sa ma të përsosur bashkëkohor dhe praktikës së shteteve euro-perëndimore, kështu që aty ku nuk ka narkotik apo droga nuk do të ketë edhe sëmundje të varshmerisë(narkomanisë) si pasojë e keqpërdorimit dhe të konsumimit të narkotikëve apo drogave, gjë që kjo sëmundje sociopatologjike tani për tani në Kosovë është një lloj sëmundje e varshmerisë nga narkotiket në heshtje. Mosangazhimi ynë në luftë kundër narkomanisë në të ardhmen nuk do të këtë mbulesë, sepse ajo do të sjellë vështirësi të papërballueshme në mposhtjen e saj. Ajo mund të na hakmerret duke na e rrëmbyer rininë, e Kosovës i duhet një rini e shëndosh.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vdes një nga balerinët më të njohur të Ukrainës, u qëllua nga artileria ruse

Story i radhës

IHMK: Pranvera arriti sot në 16:33

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë