Napoli-Milan, Papin zgjedh lojtarin që do të vendosë ndeshjen

March 6, 2022
1 minut lexim

“Milan po kthehet i madh edhe te lojtarët. Pioli ka një ekip të rëndësishëm dhe rotacioni i prek të gjithë, edhe ata që kanë fituar duke shënuar shumë si Ibra dhe Giroud”.

Këto kanë qenë fjalët e thëna për La Gazzetta dello Sport nga ish-ylli i kuqezinjve Jean-Pierre Papin në prag të ndeshjes që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme mes Napoli-t dhe Milan-it.

“Giroud ka përmbysur Inter-in dhe më pas në kampionat është ndalur? Olivier kështu është, e thotë historia e tij: nuk shënon gjithmonë. Zgjidh ndeshjet e rëdnësishme, vendos një derbi ose një sfidë për vendin e parë kundër Napoli-t”.

Nuk është zhbllokuar akoma larg San Sior-s.

“Ka futbollistë, si Ibra, që motivohen nga vërshëllimat, dhe të tjerë, si Giroud, që japin më të mirën kur ndjejnë mbështetjen e njerëzve. Ky është efekti i San Siro-s, të shënosh në atë stadium të jep një forcë të pabesueshme.

“Por, siç po thoja, Giroud di të lërë shenjë kur ndeshjet janë shumë të rëndësishme. Shikoni kur të fillojë të shënojë edhe në transfertë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përse kurrë nuk ëndërrojmë “deri në fund”?

Story i radhës

Përplasja për Vorën

Të fundit nga

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk vozisin

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim, ndërsa ky vendim është sjellë në takimin koordinues të transportuesve të cilët në shenjë revolte dje pasdite kanë fikur automjetet e
ShkoLartë