Skuadra e Napoli ka bërë një tjetër hap të gabuar dhe nuk ka ruajtur seriozitetin në garën për titullin e kampionit në Serie A.
Napoli ka pësuar një humbje të turpshme përballë skuadrës së Empoli, me rezultatin 3:2.
Lojtarët e Luciano Spalletti lëshuan një epërsi prej 0:2, me Empolin që shënoi tri gola në 10 minutat e fundit.
Golat e Dries Mertens në minutën e 44’ dhe Lorenzo Insigne në minutën e 53’ i kishin dhënë një epërsi solide jugorëve.
Por, gjithçka u përmbys në 10 minutëshin e fundit. Empoli reagoi fillimisht me anë të Henderson në minutën e 80’, për të ngushtuar epërsinë në 1:2. Dy minuta pas tij shënoi Pinamonti për 2:2, kurse i njëjti shënoi edhe në minutën e 88’ për përmbysjen 3:2.
Kështu, Napoli përshëndetet nga gara për titull, duke mbetur në 67 pikë në 34 ndeshje. Napoli ka tashmë 4 pikë më pak se Milan dhe pesë më pak sesa Inter, ndonëse ka luajtur një ndeshje më shumë.
Empoli shkon në 37 pikë pozitën 14 në tabelë.